FOTO/ Merimanga që mori emrin nga një personazh libri

FOTO/ Merimanga që mori emrin nga një personazh libri

10:16, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një merimangë kërcimtare ka marrë emrin e saj menjëherë  pasi Eric Carle, autor i librit të fëmijëve ‘Krimbi i uritur i mëndafshit’ shkroi këtë libër.

Aracnidi u gjet nga natyralisti Stefan Obenauer në një park në Hong Kong, i cili kontaktoi Dr Dmitri Logunov të Muzeut të Mançesterit për të ndihmuar në identifikimin e tij.

Pasi eksperti i merimangës gjeti se ishte një lloj i panjohur më parë, emri ‘Uroballus carlei’ iu dha për shkak të ngjashmërive me karakterin e Eric Carle.

Libri i Carle u botua së pari në 1969 dhe ka shitur miliona kopje në mbarë botën.

Merimanga u zbulua në një park në Hong Kong.

Një zëdhënës i muzeut tregoi se ndryshe nga vemja e Carle, nuk ushqehet me tortë me çokollatë, djathë, sallam apo gjel sheqeri, por ha insektet e vogla si mizat dhe milingonat.

Dr Logunov tha se merimangat që kërcejnë "i përkasin grupeve më të larmishme të merimangave në Tokë, që përbëjnë më shumë se 6,100 lloje të përshkruara në mbarë botën" dhe janë "veçanërisht të dukshme për sjelljen e tyre komplekse.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco