FOTO-VIDEO/ Këto kafshë lundrojnë nga Japonia drejt SHBA prej vitit 2011, ja përse

FOTO-VIDEO/ Këto kafshë lundrojnë nga Japonia drejt SHBA prej vitit 2011, ja përse

13:13, 18/04/2019
A+ Aa A-

Vite pasi një tërmet masiv dhe një cunami shkatërruan rajonin Tohoku të Japonisë, ne po shohim ende efektet, madje në Shtetet e Bashkuara.

Mbeturinat e zhvendosur nga stuhia kanë përfunduar në brigjet e SHBA, duke sjellë në bord një mori të krijesave japoneze të detit.

Gati 300 lloje të jovertebrorëve dhe peshqve janë kthyer në plazhe në veriperëndim të Paqësorit dhe po vazhdojnë akoma të zhvendosen.

Deri në vitin 2017, studiuesit kishin numëruar të paktën 634 copë mbeturina nga Japonia të ngarkuara me kafshë që vinin në Oregoni dhe Uashingtoni, sipas një studimi të botuar në revistën Science atë vit.

"Ajo që ne po presim është nëse pranvera 2019 do sjellë në Amerikën e Veriut të njëjtin fluks të mbetjeve detare japoneze dhe specieve të gjalla që kanë mbërritur vazhdimisht për shtatë vitet e fundit", tha profesori i kolegjit Williams, Jim Carlton, i cili është bashkautor i studimit.

Ajo që e bën udhëtimin më shumë se 4.350 kilometra më mbresëlënës janë elementët e ashpër ku këto krijesa do të ekspozoheshin kur lundronin në det të hapur.

Studiuesit po studiojnë nga afër zonat bregdetare për të parë nëse të ardhurit do të bëhen specie invazive, por është shumë herët të thuhet.

Mund të duhen vite pasi një specie arrin në një habitat të ri para se të fillojnë të përshtaten me ekosistemin, pasi të jenë riprodhuar për shkak të mungesës së grabitqarëve.

Edhe nëse krijesat që kanë ardhur deri tani janë të padëmshme, studiuesit thonë se ky fenomen ka gjasa të përsëritet në vende të tjera.

Fatkeqësitë natyrore të ardhshme, të intensifikuara nga ndryshimet klimatike, mund të futnin mbeturina në oqean, duke dërguar specie të huaja anembanë botës dhe në fund të fundit duke rritur shanset për invazion speciesh.

    Marrë nga: roaring.earth- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco