FOTO/ Disa nga vezët më të veçanta në botë

FOTO/ Disa nga vezët më të veçanta në botë

09:07, 18/04/2019
A+ Aa A-

Pashkët po afrojnë dhe dihet se simboli kryesor i kësaj feste të bukur fetare mbeten vezët. Të cilat bëhen me dizajne nga më të ndryshmet. Po cilat janë disa nga vezët më të çuditshme në botë dhe disa gjëra që janë bërë me to…

1ImageVeza që të gjithë dashamirët e dinosaurëve do të donin të merrnin për Pashkë u shit në ankand në Christie disa vjet më parë, në vitin 2014: një vezë shumë e rrallë e zogjve të egër (Aepyornis).

30 cm e lartë dhe me një diametër prej 21 cm, duket se është veza më e madhe në botë, 100 herë më e madhe se ajo e një pulë.

Një i afërm (i zhdukur) i strucave, mbi 3 metra i lartë dhe që peshonte 400 kg (i paaftë për të fluturuar), endemik në Madagaskar deri në shekullin e 14-të 16, kur kjo specie u zhduk përfundimisht.

Fosilet e këtyre vezëve gjigante janë të zakonshme në jug të Madagaskarit, por të paprekura si kjo janë një gjë e rrallë: dhe në fakt u shit në ankand për mbi 100,000 dollarë.

2ImageNëse ju nuk dëshironi të bëheni pis, ky sport nuk bën për ju. Në kampionatet e hedhjes së vezëve (në Sëaton, Britani të Madhe) aksidentet janë rendi i ditës dhe të bërit pis është normë.

Në mesin e disiplinave të ndryshme ekziston një konkurrencë në çifte, në të cilën duhet të pihet një vezë ashtu so është, luhet ruleta ruse me vezë dhë madje në një moment konkurrentët duhet ti thyejnë ato në kokë.

3ImageImagjinoni habinë: brenda vezës së zier, një vezë e dytë e formuar në mënyrë të përkryer kjo anomali i atribuohet menjëherë rrezatimit të Çernobilit. 

4ImageNjë mozaik gjigant i vezëve prej druri, për fat të mirë, përndryshe kjo përbërje prej 7 metrash nga 7 e bërë nga artisti ukrainas Oksana Mas me bukurinë e 15.000 vezëve (të gjitha pikturuar me dorë). Mirë që vezët nuk ishin prej çokollate pasi mund të imagjinohet çfarë gjendje do të krijohej me shkrirjen e tyre dhe për më tepër nuk do të ishte e këndshme të shikoje një figurë fetare mbuluar nga kakaoja dhe çokollata e shkrirë.

5Image

Kjo është pamja e parë e kontaktit me botën, ende nga vezët, për këto oktapodë gjigante të Paqësorit (Enteroctopus dofleini).

Pak pas çeljes së vezëve, nëna do të vdesë, e lodhur dhe të keq ushqyer, siç ndodh shpesh me cefalopodët: një herë në vit këto krijesa gjenden në mes të 18.000 dhe 100.000 vezëve, në madhësinë e kokrrave të orizit.

Duke u rritur të vegjlit kthehen në gjigantë të detit, me një hapje të gjerë që mund të arrijë deri në 7 metra.

6ImagePër të kurorëzuar karrierën e tij, Salvador Dalì transformoi teatrin e Figueres, qytetit të Kosta Brava (Spanja). Ai  e ktheu atë në një muze me vezë gjigante të rreshtuara në çati dhe një kube qelqi. Dalì është varrosur në muze, nën një pllakë mermeri të bardhë pa ndonjë shkrim.

7ImageAmerikani Brian Spotts u angazhua në një nga ato teste të çmendura për të hyrë në Guinness: 12 orë "punë" për të ngritur dhe balancuar 439 vezë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 420 vezësh. 

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco