FOTO/ Miliarderja kineze në vështirësi: Mezi shet shtëpinë

FOTO/ Miliarderja kineze në vështirësi: Mezi shet shtëpinë

14:56, 17/04/2019
A+ Aa A-

Zhang 'Nancy' Zeitan ka lindur më 18 nëntor 1993 dhe është një biznesmene dhe investitore kineze e cila është këshilltarja kryesore e modës në biznesin luksoz të JD.com.

Ajo fitoi famë fillestare nga popullariteti i një fotografie.

Më vonë u martua me Liu Kiangdong, dhe u bë investitore në disa kompani. Ajo është përfshirë në listën e miliarderëve kinezë nga New Frontier dhe konsiderohet të jetë miliarderja më e re femër në Kinë.

Së fundmi ajo ka bërë publik apartamentin e saj tripleks në Sydney të cilin e ka nxjerrë në shitje por që nuk ka arritur rezultatin që pretendonte.

Duket se Zhang 'Nancy' Zeitan, një biznesmene kineze dhe një fenomen i mediave sociale, mori një goditje në përpjekjen për të shitur apartamentin e saj me 4 dhoma gjumi me pamje nga Sidnej.

Duke qenë se miliarderja 25 vjeçare e bleu banesën në vitin 2015 për 16.2 milionë dollarë amerikanë, por më së fundi ka kërkuar vetëm 15 milionë dollarë për shtëpinë, pasi ka tentuar ta shesë për rreth një vit e gjysmë, sipas të dhënave të pronësisë.

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco