Studimi/ Diferenca në moshë tregon se sa do t'ju zgjasë lidhja

Studimi/ Diferenca në moshë tregon se sa do t'ju zgjasë lidhja

03:02, 17/04/2019

Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por hulumtimet thonë se diferenca në moshë mund ta vendosë jetëgjatësinë e lidhjes tuaj.

“Zemra e do atë që e do” dhe “mosha është vetëm numër” janë klishe që i dëgjoni shpesh – dhe ju thjesht nuk mund ta vendosni se kë do ta dashuroni, transmeton Telegrafi.

Rasti i fundit është ai i presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron, 39 vjeçar, i martuar me gruan e tij Brigitte Trogneux, 63. Me një diferencë në moshë prej 25 viteve, Macron së fundmi ka folur për obsesionin që e kanë njerëzit nga e tërë bota për dallimin në moshë mes tij dhe gruas së tij.

“Nëse do të kisha qenë 20 vite më i vjetër se gruaja ime, askush nuk do të mendonte për asnjë sekondë se nuk mund të jemi bashkë. Ndërsa pasi që ajo është 25 vite më e madhe se unë, njerëzit më thonë se lidhja juaj nuk mund të jetë e mundshme”, ka rrëfyer ai për Le Parisien.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregojnë se diferencat e caktuara në moshë mund të jenë shkak i ndarjeve, por edhe mund të jenë indikatorë se lidhja juaj do të zgjatë përgjithmonë.

Studimi i kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, pas analizimit të 3,000 njerëzve, ka zbuluar se çiftet me një diferencë në moshë prej pesë viteve kishin qenë 18 për qind më të prirë të ndahen sesa ata me moshë të njëjtë.

Kjo figurë ishte rritur për 38 për qind për çiftet me një dallim në moshë prej 10 viteve dhe ishte rritur 95 për qind për ata me një diferencë në moshë prej 20 viteve.

Por, cila është diferenca e duhur e moshës mes një çifti?

Hulumtuesit besojnë se diferenca më e mirë në moshë është vetëm një vit, pasi që mundësitë për t’u ndarë janë vetëm 3 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco