FOTO-VIDEO/ Momenti kur krokodili gjigant gllabëron pitonin në Florida

FOTO-VIDEO/ Momenti kur krokodili gjigant gllabëron pitonin në Florida

08:44, 16/04/2019
A+ Aa A-

Një banor i Floridas i pasionuar pas kafshëve të egra kohët e fundit hasi në një krokodil të rritur që gllabëroi një piton masiv ndërsa ishte jashtë në një shëtitje me biçikletë në Miami, Florida.

Nuk ndodh shpesh që teksa bëjmë një shëtitje me biçikletë ose një ecje në këmbë të rastisim në imazhe të tilla apo jo?

Ky zbulim i mahnitshëm u filmua në Shark Valley në Everglades National Park, në Florida nga Rich Kruger.

Kruger pastaj e ndau videon në Facebook ku shumë miq të tij komentuan dhe u shokuan nga pamjet e jashtëzakonshme të kapura në kamera.

Pitonët burmezë kanë pushtuar territorin e krokodilëve amerikanë në Floridën e Jugut, duke çuar në disa ngjarje mjaft të pashembullta mes tyre.

Ndërveprime si kjo po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, pasi dhjetëra mijëra pitonë burmezë vazhdojnë të rriten në Everglades.

    Marrë nga: roaring.earth- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco