FOTO-VIDEO/ Pilivesat e shikojnë botën në ritme shumë të ngadalta

FOTO-VIDEO/ Pilivesat e shikojnë botën në ritme shumë të ngadalta

08:22, 16/04/2019
A+ Aa A-

Pilivesa është në gjendje të shohë botën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga sa e perceptojmë ne atë.

Me një kohë reagimi super të shpejtë, ky insekt sheh në mënyrë efektive gjithçka në atë që ne do të quanim lëvizje të ngadalta.

Për shkak se ato kanë një kohë reagimi shumë më të shpejtë se ne, mund të përpunojnë informacion shumë shpejt.

Kjo do të thotë se pilivesat e përjetojnë kohën shumë më ngadalë se ne.

Të gjitha krijesat e përjetojnë kohën ndryshe, për shkak të dallimeve në perceptim.

Meqë pilivesa mund të përpunojnë informacionin shumë më shpejt me kohën e shpejtë të reagimit, koha është më e ngadalshme për to.

Ne e shohim botën deri në rreth 60 imazhe në sekondë, ndërsa këto insekte e shohin rreth 300 imazhe në sekondë. Kështu që pilivesat e shohin botën pesë herë më ngadalë!

Këto krijesa të mahnitshme janë prej rreth 300 milionë vitesh, shumë më para se njerëzit dhe kanë arritur edhe dinozaurët.

Të gjitha në sajë të perceptimit të tyre të mprehtë.

Shikoni vidion:

Image

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco