FOTO-VIDEO/ Fenomenet e frikshme të natyrës të kapura në kamera

FOTO-VIDEO/ Fenomenet e frikshme të natyrës të kapura në kamera

11:49, 15/04/2019
A+ Aa A-

Natyra është gjithmonë e paparashikueshme dhe ka krijuar mrekulli të mahnitshme ashtu si edhe mund të kthehet në një shkatërrimtare të pamëshirshme duke marrë para gjithçka me fenomene të tilla si cuname, tërmete, shpërthime vullkanesh etj.

Pra bota gjithashtu është e mbushur me gjëra të çuditshme, dukuri që provokojnë kuriozitetin e mendjes njerëzore që po edhe që ngjallin ndjenjat më të forta të frikës.

Ka ngjarje të krijuara tërësisht nga natyra që na duken të pazakonta dhe të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Këto fenomene ndodhin në pjesë të ndryshme të botës, disa janë aq të frikshme saqë mund të jetë e vështirë të besohet se vërtetë kanë ndodhur!

Këto fenomene spektakolare dhe nganjëherë shqetësuese zbulojnë fuqinë e madhe të natyrës:

Nga një tërmet i fuqishëm i cili lëkud makinat dhe objektet që ndodhen rrotull, në një fenomen aspak të zakontë në një pishinë publike ku uji fillon të lëvizë madje edhe të dalë jashtë saj në dallgë të mëdha uji.

Nuk mungon në moment akoma më i frikshëm kur një masiv i madh shkëmbor shkëputet duke lënë pas re të mëdha pluhuri e dherash dhe duke hedhur përgjatë vargmalit copa të mëdha gurësh.

    Marrë nga: cityglobetour/youtube- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco