Pushuesit këtë verë nuk do të informohen më nga njerëzit

Pushuesit këtë verë nuk do të informohen më nga njerëzit

15:41, 14/04/2019
A+ Aa A-

Dëshira për të shmangur njerëzit, ndihmësit dixhital, si dhe pikat e reja të shitjeve janë ndër trendet më të mëdha të konsumatorit që do të formësojnë industrinë e hotelerisë në vitin 2019-të, dhe kjo sipas Korporatës Sabre.

Kompania ka identifikuar këto tendenca në një studim të kryer në bashkëpunim me TrendWatching.

Ndërsa konsumatorët janë mësuar të zhvillojnë përvojat e tyre pa ndërhyrjen njerëzore, ata kanë të njëjtat pritshmëri nëpër hotele, tregon sondazhi.

Faktori njerëzor është bërë pengesë për t'u ngushëlluar për shkak të mënyrave të jetesës, bollëkut dhe urbanizimit të ndryshëm.

Me miratimin e teknologjive të reja të automatizuara, hotelierët mund t'u ofrojnë klientëve të tyre çmime më të ulëta dhe përvojë të mirëfilltë pa humbur shërbimin. Në të njëjtën kohë, udhëtarët kërkojnë ndihmën e konsulentëve virtualë.

Nga viti 2019 e tutje, sipas sondazhit, konsumatorët do të kërkojnë informata më të thjeshta nëpërmjet një chipi dhe asistenti dixhital.

Në hotele, udhëtarët mund të ndihmohen nga robotët në tavolinën e pritjes deri në dhomën e tyre. Për më tepër, mënyra se si konsumatorët ndërveprojnë me markat po ndryshon, një prirje që do të vazhdojë ndërsa teknologjitë e realitetit virtual dhe të shtuar rriten.

Një shembull është një përvojë realiteti virtual në të cilën mysafirët shohin një dhomë hoteli më parë.

Marrë nga: protothema.gr-Përgatiti, F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco