FOTO-VIDEO/ Këto krijesa shfaqen kur një trup i vdekur bie në fund të detit

FOTO-VIDEO/ Këto krijesa shfaqen kur një trup i vdekur bie në fund të detit

11:10, 14/04/2019
A+ Aa A-

Fundi i oqeanit është tepër i shkretë. Përveç rërës dhe errësirës, ??pak gjëra janë në një saai Kq të madhe në fund të tij.

Duke qenë një terren kaq i shkretë nuk është aspak çudi që kur një kafshë e ngordhur bie në fund të detit të bëhet shkak i një feste të çmendur për kafshët e thera që ndodhen të izoluara dhe pa ushqim aty. Në fund të detit...

Por për shkencëtarët kjo është një dukuri e cila nuk përbën lehtësi në studim dhe analizë pasi nuk mund të parashikohet kurrë se kur një kafshë e caktuar do të ngordhë dhe do të fundoset në fund të detit për shembull një balenë ose një peshkaqen.

Pra, nëse doni të studioni krimbat, arthropodët dhe bakteret e ndryshme që ushqehen në mënyrë oportune me një ushqim, duhet të hedhësh vetë një trup pa jetë në det.

Biologët e kanë bërë këtë me balenat për të vëzhguar se cilat krijesa të thella të detit shfaqen kur trupi kthehet nga nga fundi i detit plotësisht i copëtuar në një përbindësh vetëm në skelet.

E njëjta gjë u bë nga studiuesit me një krokodil dhe i gjithë procesi u filmua nga studiuesit.

Ky krokodil është afërsisht në një thellësi prej 1000 metrash në fund të Gjirit të Meksikës. Pranë tij u afruan disa krijesa gjigante të detit që zvarriten mbi trupin e kaafashës së ngordhur.

Këto izopodë shfaqen brenda 24 orëvenga momenti kur kafsha ka rënë në fundin e detit dhe ka filluar të konsumohet apo dekompozohet mishi i saj.

Krimbat Osedax mund të futen në skelete të balenave, duke thithur lipidet brenda, dhe këto krijesa të vogla shfaqen në skelet kur mishi është konsumuar më herët.

Gjatë javëve në vazhdim shkencëtaeët do të bëjnë të tjera analiza dhe studime lidhur me mënyrën oportuniste të ushqimit të gjallesave në fundin e detit dhe imazhe të reja apo rezultate të reja do të shfaqen në filmime të ardhshme.

Image

Marrë nga: popsci.com-Përgatiti, F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco