FOTO-VIDEO/ Eksperimenti me vezët në -27°C

FOTO-VIDEO/ Eksperimenti me vezët në -27°C

10:08, 14/04/2019
A+ Aa A-

Një dimër i vonë e ‘pushtoi’ ShBA këtë vit duke bërë qe edhe në pranverë në muajin mars të ketë rreshje bore të konsiderueshme dhe temperatura ekstremisht të ulëta deri në -27 gradë C.

Si është edhe rasti në Minesota ku njerëzit gjerësisht filluan të realizonin video për të faktuar temperaturat e ulëta që nga uji i cili ngrin që në ajër deri tek rasti i vezës që ndërsa në disa vende mund të piqet nga e nxehta e temperaturave të larta në Minesota ngrin sapo çahet lëvorja.

“Minesota, është kaq e ftohtë sa ... vezët ngrijnë në ajër. Kjo është ajo që ndodh me vezët kur i vendosni jashtë në Minesota kur është -27 gradë celsius”, tregon autori i videos.

Por në këtë shtet të ShBA shiu i ngrirë dhe reshjet e dendura të borës krijuan kushte të rrezikshme të rrugëve në Minesotën veriperëndimore pikërisht në muajin Mars kur edhe duhej të nisë pranvera.

Më poshtë video-ja: 

    Marrë nga: Minnesotacold/youtube- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco