Facebook mendon për të vdekurit, Inteligjenca Artificiale do të gjejë profilet e tyre

Facebook mendon për të vdekurit, Inteligjenca Artificiale do të gjejë profilet e tyre

08:58, 11/04/2019
A+ Aa A-

Facebook do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar profilet e njerëzve që kanë vdekur, për të shmangur për shembull publikimet sikletshme të urimeve për ditëlindje nga  ana e miqve për njerëz të cilët nuk jetojnë më.

Risia, e bërë publike në një post zyrtar nga ana e stafit të facebook.

"Mbi 30 milionë njerëz i shohin çdo muaj publikimet e memorialeve që shfaqen profil dhe për të kujtuar ata që kanë vdekur", shkruan Sheryl Sandberg, drejtor operativ i Facebook, burri i të cilit vdiq papritur në 2015-të.

Prandaj, menaxheri shpjegon se profilet përkujtimore do të prezantohen në një seksion i cili do të jetë i dedikuar për foto të të ndjerit me personat e dashur një lloj mini albumi i cili do të shfaqet në një klip prej disa minutash dhe kështu njerëzit e afërt do të vazhdojnë ta kujtojnë atë herë pas here.

Krahas kësaj, Facebook do t'u japë më shumë kompetenca menaxherie atyre që kanë trashëguar një profil të mediave sociale.

Kush ka qenë përgjegjës për menaxhimin e profilit të një personi pas vdekjes së tij, do të jetë në gjendje të vendosë se kush mund të publikojë dhe kush mund t’i shikojë postimet, me qëllim që të mbrojë të afërmit dhe miqtë e afërt që në profilin e të ndjerit të postohet çdo gjë që vetë të afërmit duan.

Gjithmonë për të shpëtuar përvojat e dhimbshme për të dashurit e të ndjerit, Facebook do të përdorë inteligjencën artificiale për të shmangur njoftimet për llogarinë e personit të zhdukur që ende nuk është përkujtuar.

Vetëm miqtë dhe të afërmit mund të kërkojnë transformimin e profilit në një përkujtim.

Së fundi, gjithmonë bazuar në një ndryshim të kohëve të fundit, prindërit e të miturve të cilët nuk mund të trashëgojnë profilin do të jenë në gjendje të kërkojnë menaxhimin e llogarisë së fëmijës së tyre.

Image

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco