Ja çfarë duhet për të pasur miqësi të suksesshme

Ja çfarë duhet për të pasur miqësi të suksesshme

08:43, 11/04/2019
A+ Aa A-

Rrjeti i përdorur si term do të thotë lidhje dhe kontakt me njerëz të tjerë të afërt me ju që mund të jenë shumë mirë njerëzit tuaj të afërt por koha tregon se ditët e sotme është e domosdoshme të njohim edhe njerëz të rinj pasi ata që tanimë i njohim mund të mos jenë përherë pranë nesh ndaj edhe duhet të veprojmë.

Është e mundur që ju njihni më shumë njerëz sesa mendoni, sepse keni shumë "lidhje të dobëta".

Këto lidhje janë njerëz që njihni vetëm pak dhe ndoshta nuk i mendoni shpesh pasi edhe kontaktet me ta i keni të rralla.

Ju i keni takuar ata kalimthi, ose mund të keni punuar së bashku por për një kohë të shkurtër.

Ose keni studiuar në të njëjtën klasë ose keni marrë pjesë në një event ose një konferencë të përbashkët.

Ata janë miq të shokëve, ish-kolegëve dhe shokëve të shkollës. Ju nuk jeni përgjithësisht në kontakt me ta por ndikimi i tyre në rrjetin tuaj (të njohjeve) mund të jetë i madh.

Mbrapa në vitet '70 një studim i njohur sociologjik theksonte idenë se njerëzit me të cilët ke lidhje më pak të drejtpërdrejta ose të fuqishme kanë më shumë gjasa të lëvizin në qarqe të ndryshme sociale kështu që "të kenë qasje në informacione të ndryshme nga ajo që marrim".

Pra arrijmë në përfundimin se duke komunikuar me njerëz jo shumë të afërt me ne, mund të marrim prej tyre informacione shumë të dobishme për jetën tonë dhe për në vazhdimësi.

Image

Nuk duhet të organizoni vazhdimisht takime në kafe apo të jeni shumë aktiv në rrjetet sociale p ër të mbajtur lidhje të forta. nganjëherë mjafton vetëm pak për të mbajtur kontakte të rëndësishme për ne. 

Marrë nga: bbc.com Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco