VIDEO/ Pas mijëra lutjesh gjurmët e këmbëve mbeten në dyshemenë e tij

VIDEO/ Pas mijëra lutjesh gjurmët e këmbëve mbeten në dyshemenë e tij

15:12, 10/04/2019
A+ Aa A-

Qëndrueshmëria dhe këmbët e murgut tibetian Hua Chi i ka lënë të gjithë pa fjalë: murgu në fakt u lut në të njëjtin vend për 20 vjet me rradhë dhe e përsëriti ritualin kaq shumë herë sa që gjurmët e këmbëve të tij janë vulosur në dyshemenë e vendit ku ai lutej.

Hua Chi, tani në të shtatëdhjetat e tij, kryen pikërisht të njëjtat gjeste identike çdo ditë: ai arrin në tempull para agimit, vendos këmbët e tij në të njëjtin vend dhe vazhdon lutjen e tij disa herë me rradhë.

Duke përsëritur këtë ritual për dy dekada, ne mund të kuptojmë se si ai mund të kishte lënë gjurmët e këmbëve gati 5 centimetra të thella në dysheme.

Kur ishte i ri, murgu kryente mes 2,000 dhe 3,000 lutje në ditë.

“Por tani jam pak i moshuar dhe në vitet e fundit unë mund të bëj vetëm një mijë lutje në ditë", shpjegon Hua Chi, i cili shton se beson se devotshmëria e tij do ta lejojë të ketë një kalim të dëvotshëm në jetën e përtejme.

“Murgjit e rinj e konsiderojnë Hua Chi një shembull dhe një frymëzim, duke e parë me admirim: "Çdo ditë unë vij këtu dhe e shoh atë njeri që ka kaq shumë vendosmëri dhe ai më motivon të vazhdoj dhe të përpiqem të bëj edhe unë gjëra me më shumë vullnet”, thotë një murg i ri 29 vjeçar.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco