FOTO/ E dinit se avionët vonohen qëllimisht?

FOTO/ E dinit se avionët vonohen qëllimisht?

09:01, 10/04/2019
A+ Aa A-

Keni menduar ndonjëherë pse kompanitë ajrore shpesh herë i shtyjnë fluturimet? Quhet "mbushje", një fenomen që ndihmon linjat ajrore të arrijnë në kohë por me një kosto.

Në vitet 1960 duheshin pesë orë për të fluturuar nga Nju Jorku në Los Anxhelos dhe vetëm 45 minuta për të kaluar nga Nju Jorku në Uashington, DC.

Sot, të njëjtat fluturime marrin gjashtë orë plus 75 minuta të tjera të shtuara, edhe pse aeroportet ndodhen përsëri në të njëjtin vend.

Quhet "orari i zvarritjes", ose mbushjes. Dhe ky është një sekret që linjat ajrore nuk duan që ju ta dini, veçanërisht duke pasur parasysh efektet që mund të shkaktojë kjo gjë në mjedis.

Shkak për këtë fenomen janë linjat ajrore shtesë të cilat mundësojnë një fluturim nga A në B. Për shkak se këto fluturime ishin vazhdimisht vonë, linjat ajrore tani kanë vendosur këto vonesa të përjetuara për dekada në oraret e tyre në vend të përmirësimit të operacioneve.

Kjo mund të duket mjaft e padëmshme për pasagjerin në fund të fundit, ajo që mund të nënkuptojmë është se edhe pse hipni vonë në avion përsëri mbërrini në kohën e duhur në destinacion.

Megjithatë, kjo prirje globale paraqet probleme të shumta: jo vetëm që udhëtimi juaj zgjat më shumë, por krijimi i iluzionit të saktësisë do të thotë se nuk ka presion mbi linjat ajrore për t'u bërë më efikase, domethënë mbipopullimi dhe emetimet e karbonit do të vazhdojnë të rriten.

"Mesatarisht, mbi 30% të të gjitha fluturimeve zvarriten më tepër se 15 minuta çdo ditë", thotë kapiten Michael Baiada, president i grupit ATH të konsulencës për aviacion, duke cituar raportin e konsumit të udhëtimit ajror të Departamentit amerikan të Transportit.

‘Me ‘mbushjet’, linjat ajrore po luajnë me sistemin për t'ju mashtruar’, ka thënë një nga drejtuesit.

"Mbushja sjell shpenzime më të larta në djegien e karburantit, zhurmë në ajër dhe CO2, që do të thotë nëse efikasiteti i linjës ajrore rritet, shpenzimet ulen, dhe në këtë mënyrë përfiton mjedisi dhe çmimet".

Natyrisht, linjat ajrore kuptojnë se konsumatorët e vlerësojnë saktësinë. Por mesa duket justifikimi i tyre është se çmimet e ulëta janë edhe për shkak të këtyre zvarritjeve nëse do të kërkohej një shërbim edhe më cilësor dhe më i shpejtë me siguri edhe çmimet e biletave do ishin më të lartra.

Aktivistët e të drejtave të pasagjerëve sugjerojnë se mbushja e kohës fluturuese lejon disa kompani ajrore të shmangin pragjet që kualifikojnë udhëtarët për të aplikuar për kompensim. Ndaj edhe është një politikë e cila ndiqet nga kompanitë ajrore për arsye përfitimi.

Kontrolli i trafikut ajror duhet të bëjë kompensime për këtë, sepse shumë aeroplanë që mbërrijnë në të njëjtën kohë mbipopullojnë aeroportet. Pra, kontrolli i trafikut ajror shtrihet nga qasjet e avionëve, duke ngadalësuar normat e mbërritjes.

Për të qenë e drejtë, linjat ajrore globale kanë investuar miliarda dollarë në teknologji për të mundësuar shtigje më të efektshme të fluturimit, sipas industrisë së fluturimit Airlines për Amerikën.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco