FOTO/ Të flasësh përmes imazheve në fotografi

FOTO/ Të flasësh përmes imazheve në fotografi

08:32, 10/04/2019
A+ Aa A-

"Si gra ne jemi shpesh të detyruara të bëjmë vazhdimisht make-up dhe të shfaqemi të bukura para të tjerëve", thotë Habiba Noërose, një fotografe 29-vjeçare që dokumenton presionet mbi gratë në Bangladesh për të qenë tërheqëse.

"Në rrugën e gjatë që femrat ndjekin për t’u zbukuruar kemi arritur deri aty sa kemi hequr dorë nga individualiteti ynë duke pësuar edhe trauma në jetë".

"Gati gati kthehemi në personazhe anonmie dhe identiteti ynë mbetet i fshehur".

Gratë në fotografitë e Habibës duken të ndritshme dhe të gjalla, por fytyrat e tyre janë të mbuluara plotësisht, duke përfaqësuar një humbje të vetes së brendshme edhe pse jashtë kanë bërë të pa mundurën të shfaqen të bukura.

Habiba dëshiron të tërheqë vëmendjen rreth përpjekjeve të shumta të grave të Bangladeshit dhe rreth kompromiseve që ato duhet të bëjnë për t’u ndjerë të lumtura.

Duke folur për BBC Bengali, Habiba tha se ideja për serinë erdhi pas një "përvoje shumë të hidhur personale".

"Kur u diplomova në universitet, kuptova se njerëzit kishin shumë pritshmëri për mua. Duhej të martohesha, të kisha një fëmijë, të merrja një punë me pagë të mirë.

Kam parë që kjo ndodh me shumë vajza rreth meje ato janë të detyruara të harrojnë çfarë duan vërtet për veten e tyre.

Në vitin e saj të parë si fotografe, Habiba ndjeu se pa marrë parasysh se sa e vështirë ajo e ka punuar kurrë nuk ishte e mjaftueshme: "Nëse je grua dhe përpiqesh të tregosh veten, duhet të punosh dy herë më fort se burrat".

Përfundimisht, Habiba ndihej e bllokuar: «Më dukej se po humbja veten si një person. Pastaj fillova të punoja për t’u bërë e lumtur, për të qenë e sinqertë me veten time».

Gati gjashtë vjet në karrierën e saj si fotograf, Habiba filloi serinë e saj të fotografive me vajzat e mbuluara.

"Kam filluar seri si një mënyrë për të refuzuar këto përvoja të vajzave të reja dhe për të mohuar pretendimet e njerëzve të tjerë", thotë ajo.

Kur Habiba filloi të ekspozonte fotot në vitin 2016 në Daka, ajo thotë se ato u pritën me shumë kuriozitet. Në tërësi gratë në botën e artit e kuptuan synimin e saj, por ajo thotë se meshkujt shpesh kanë nevojë për shpjegime të mëtejshme.

Habiba thotë se nuk ka shumë fotografe femra në Bangladesh dhe kjo është pjesë e problemit. Por gjërat po fillojnë të ndryshojnë.

"Ndoshta nuk është ndjerë ende në çdo aspekt të profesionit, por ka njerëz që vlerësojnë punën që gratë bëjnë në fushën time", thotë Habiba.

"Për gratë në Bangladesh unë vetëm shpresoj se ato vazhdojnë të jenë gratë e forta që ata kanë qenë gjithmonë dhe të njohin se cilët janë miqtë e tyre dhe cilët janë armiqtë e tyre".

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco