Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Gjen online fotot e operacionit të saj, padit klinikën

Gjen online fotot e operacionit të saj, padit klinikën

15:31, 09/04/2019
A+ Aa A-

Një grua amerikane është tronditur keq kur, duke kërkuar emrin e saj në Google, gjeti fotot e operacionit të saj të gjirit.

Gruaja, një psikologe nga një shkollë në Gjeorgji, e bëri zbulimin aksidentalisht, duke gjetur "përpara" dhe "pas" çdo informacion dhe çdo rezultat për operacionin që kishte kryer në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Marietës.

Gruaja ngriti padi ndaj klinikës: ajo tha se ishte në dijeni se fotografitë ishin marrë, por në dokumentin që ajo kishte nënshkruar ishte shkruar që ato nuk do të shoqëroheshin me emrin e saj, po të ishin publikuar gjë e cila nuk kishte ndodhur.

Por ky nuk ishte rasti dhe gruaja i gjeti fotografitë në internet lehtësisht të arritshme në emrin e saj.

Gruaja e zënë ngushtë kërkoi që imazhet të hiqen menjëherë, por avokati i saj vuri në dukje se nuk ka siguri nëse fotot janë parë nga kolegët apo nxënësit në shkollën ku punon ose ndoshta kopjohen diku tjetër.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco