FOTO/ Tokës do t’i duhen miliona vite të rimëkëmbet nga ndryshimet e klimës

FOTO/ Tokës do t’i duhen miliona vite të rimëkëmbet nga ndryshimet e klimës

09:17, 09/04/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka ka të ngjarë të marrë miliona vjet për t'u rimëkëmbur nga shkatërrimi që aktualisht është shkaktuar nga njeriu. Dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim ende nuk është arritur qëllimi konkret për përkujdes ndaj planetit tonë.

Një ‘limit i shpejtësisë’ mbi normën e evolucionit do të thotë se do të duhen të paktën 10 milionë vjet për diversitetin botëror që të kthehet në nivelet para shfaqjes së njerëzimit.

Ndryshimet e klimës të shkaktuara nga njeriu janë duke shkatërruar ekosistemet dhe aktualisht fshijnë speciet në një shkallë të tillë që shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se po jetojmë përmes ‘zhdukjes së gjashtë në masë’.

Toka do të marrë miliona vjet për t'u rimëkëmbur nga zhdukja masive e ndryshimeve klimatike, sugjeron studimi

Zhdukjet e mëhershme në masë kanë ardhur si pasojë e asteroideve ose periudhave të ndryshimeve klimatike natyrore, dhe studiuesit mund të mësojnë për të ardhmen duke kërkuar të dhëna dhe informacione shtesë nga këto ngjarje të kaluara të cilat shërbejnë si një pasqyrë e së shkuarës dhe njëkohësisht hedhin dritë mbi të ardhmen.

Në studimin e ri, studiuesit përdorën eshtrat e planktonit të quajtur foraminifera, të cilat janë të ruajtura më mirë nga të gjitha fosilet, për të matur ndryshimet në numrin e specieve dhe diversitetin me kalimin e kohës.

Ata vlerësuan shtrirjen e kohës pas përfundimit të periudhës së Kretakut, kur një asteroid mendohet të ketë zhdukur dinozaurët dhe pjesën më të madhe të jetës në Tokë.

Studimi i ri, i botuar në revistën Ekologjia e Natyrës dhe Evolucioni, sugjeron se është norma e evolucionit që është faktori kufizues për një mundësi më të shpejtë rigjenerimi të jetës në Tokë.

"Unë mendoj se ky është shpjegimi i mundshëm për kufirin e shpejtësisë së rimëkëmbjes për gjithçka", ka thënë një nga studiuesit.

ImagePlanktoni ForaminiferaImage

Marrë nga: independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco