Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ushqimet që vrasin më shumë se duhani dhe vese të tjera

Ushqimet që vrasin më shumë se duhani dhe vese të tjera

15:09, 07/04/2019
A+ Aa A-

Konsumi i reduktuar i drithërave, perimeve dhe frutave të thata dhe konsumi i lartë i sheqernave, kripës dhe mishit të kuq favorizon patologjitë vdekjeprurëse: rezultatet e një studimi në Lancet, tregojnë për rolin e ushqimit si një faktor shumëzues i shkaqeve të vdekjes.

Një dietë e pasaktë dhe e papërshtatshme, e varfër në ushqime të shëndetshme dhe e pasur me ushqime të shpejta dhe të pa shëndetshme shkakton më shumë vdekje sesa tymi i cigareve, presioni i lartë i gjakut dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm globalë të rrezikut shëndetësor.

Çdo vit, një në pesë vdekje i atribuohet konsumit të pamjaftueshëm të ushqimeve të shëndetshme ose, nëse preferoni, konsumim të tepërt të ushqimeve të dëmshme, siç janë pijet me sheqer, ushqime shumë të kripura dhe mish të kuq ose të përpunuar.

Është përmbledhja e analizës më të saktë të kryer deri më tani mbi efektet e zakoneve të ngrënies në fillimin e sëmundjeve kronike, pa marrë parasysh faktorin e "peshës": domethënë, pavarësisht faktit se ata që hanë keq janë të dhjamosur apo jo.

Studimi, i nënshkruar nga më shumë se 130 shkencëtarë nga 40 vende, u botua në revistën mjekësore prestigjoze Lancet.

Konsumi i tepruar i mishit të kuq ose të përpunuar, bollëku i pijeve me sheqer dhe yndyrnave shtazore, dhe niveleve të ulëta të arrave dhe farërave (mungesa e madhe në pothuajse të gjitha dietat), fibrat e perimeve dhe omega-3 yndyrnat "e mira", të përfshira për shembull në peshq) dhe mungesa e një jete të shëndetshme dhe me aktivitet fizik, ndikon në përhapjen e sëmudjeve vdekjeprurëse të cilat njihen edhe si sëmundje të shekullit. Si diabeti, tumori etj.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco