Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ja përse Homo Sapiens është qënie inteligjente?

Ja përse Homo Sapiens është qënie inteligjente?

14:16, 07/04/2019
A+ Aa A-

Speciet njerëzore janë inteligjente, por ideja dhe evolucioni i shumë teknologjive shpjegohet gjithashtu nga transmetimi i fragmenteve të dijes nga brezi në brez.

Arka dhe shigjeta, kanoet, plugjet, rrota. Historia e sapiensit është plot me novacione teknologjike që na kanë lejuar të përshtatemi me kushtet më të vështira dhe të cilat shpesh konsiderohen si fryt i inteligjencës sonë të zhvilluar dhe të paarritshme.

A është vërtet kështu?

Sipas një studimi të botuar në Nature Human Behavior, për të shpjeguar këto revolucione teknologjike, fragmentet e vogla të njohurive të fituara dhe të transmetuara nga brezi në brez janë të mjaftueshme.

Me fjalë të tjera, vetëm transmetimi kulturor është i mjaftueshëm për të shpjeguar shfaqjen e teknologjive komplekse edhe nëse ai që i prezanton ato nuk e kupton plotësisht funksionin dhe potencialin e tij.

Ndër shpikjet që e bëjnë njeriun një qenie shumë inteligjente është ajo e rrotës e cila e ndihmon njeriun në shumë drejtime edhe në ditët e sotme pra është një shpikje rëndësia e së cilës është e përhershme.

Sipas një studimi shpikjet e teknologjive të reja madje edhe shumë komplekse në shoqëritë primitive, të paarsimuara, ku kuptimi teorik i këtyre risive është minimal ishte edhe më i rëndësishëm dhe më i zhvilluar se madje edhe në dotët e sotme.

"Inteligjenca padyshim është e rëndësishme për përshtatjen e njeriut", shpjegon Rob Boyd, një nga autorët e testeve por nuk mjafton.

Është aftësia jonë absolutisht unike për të mësuar nga njëri-tjetri për të mundësuar akumulimin kulturor të përshtatjeve të pabesueshme, të cilat janë kuptuar vetëm pjesërisht. Kjo aftësi i ka lejuar speciet tona të përshtaten dhe të përhapen”.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco