FOTO/ 4,000 dollarë gjobë sepse braktisi një peshk

FOTO/ 4,000 dollarë gjobë sepse braktisi një peshk

13:36, 07/04/2019
A+ Aa A-

Një kafshë shtëpiake është duke u kthyer përsëri në shëndet të plotë pasi u gjet i braktisur, i keq ushqyer dhe duke jetuar në kushte "të mjerueshme", gjë që e ka sëmurur atë, thanë autoritetet.

Autoritetet thanë se kafsha u zbulua në një shtëpi muajin e kaluar në Wilmington, një qytet port në Karolinën e Veriut.

Bëhet fjalë për një peshk të llojit Manar. Ish-pronari, i tij është identifikuar nga policia si Michael Ray Hinson, dhe u arrestua me në tre akuza të keqtrajtimit të kafshëve.

Hinson, i cili u lirua me një detyrim prej 4,000 dollarë amerikanë për të paguar, do të paraqitet në gjykatë të enjten, sipas Zyrës së Sherif Qarkut të Hanoverit.

Autoritetet thonë se mendohet të jetë hera e parë që një person dënohet për keqtrajtimin e një kafshe të tillë si peshku në këtë rast.

Lt. Jerry Brewer, një zëdhënës i Zyrës së Sherifave të Qarkut të Hanoverit, tha se Hinson u largua më 22 mars nga shtëpia e tij në Wilmington.

Tre ditë më vonë, autoritetet shkuan të kontrollonin në shtëpi dhe zbuluan një rezervuar peshku në gjendje "të mjerueshme", tha Brewer.

Ai tha se peshku që jetonte brenda tij nuk ishte në shëndet të mirë; më vonë u përcaktua se peshku po vuante nga sëmundja e vrimës në kokë, e cila zakonisht shkaktohet nga një parazit.

Autoritetet e çuan peshkun në Dhomën e Peshkut, një Akuariumi në Wilmington, ku punonjësit janë kujdesur për të.

Image

Image

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco