Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Krijuesi i Linux i quan ‘sëmundje’ rrjetet sociale

FOTO/ Krijuesi i Linux i quan ‘sëmundje’ rrjetet sociale

13:18, 07/04/2019
A+ Aa A-

Linus Torvalds, krijuesi i Linux-it i tha se nëse do të kishte diçka në dorë dhe mundësinë t’a ndryshonte atë do të ishte me siguri mbyllja e rrjeteve sociale moderne.

"Unë absolutisht i urrej mediat moderne, Twitter, Facebook, Instagram", tha Torvalds për Linux Journall në një intervistë.

"Kjo është një sëmundje, duket se inkurajon sjelljen e keqe tek njerëzit".

Në veçanti, Torvalds tha se ai e merr në konsideratë se si media sociale është e orientuar për të gjeneruar sa më shumë angazhim të jetë e mundur.

Modeli i të bërit ‘simpatikun/en’ dhe shpërndarja e fotove dhe videove të tyre nuk duket se funksionon për Torvalds.

‘Nuk ka asnjë përpjekje për të bërë përzgjedhje apo të kontrollohet cilësia e imazheve’, tha Torvalds.

"Në të vërtetë, të gjitha janë drejtuar në anën e kundërt të kontrollit të cilësisë, me objektivat më të ulët të emëruesit të përbashkët dhe gjërat e dizajnuara për të gjeneruar një përgjigje emocionale me reagime përmes emoji duke vënë në lojë emocionet e njerëzve, duke nxitur impulsivitetin".

Rezultati përfundimtar i mediave sociale moderne, argumenton Torvalds, është një luftë e ashpër dhe nxiten sjelljet e pakëndshme që kurrë nuk do të ndodhnin ballë për ballë me një gjuhë plot vrer e urrejtje.

"Shto pastaj se gjithçka ndodh në anonimitet, dhe kjo është shumë e neveritshme", tha Torvalds.

Image

Image

Image

Marrë nga: futurism.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco