FOTO/ Studiuesit bëjnë zbulimin interesant për krijesën me 18 tentakula

FOTO/ Studiuesit bëjnë zbulimin interesant për krijesën me 18 tentakula

10:41, 07/04/2019
A+ Aa A-

Një krijesë e çuditshme me 18 tentakula është zbuluar dhe analizuar nga shkencëtarët.

“Kam qenë jashtëzakonisht me fat që munda ta shikoj këtë fosil, i cili jep një pamje pothuajse 3D të asaj se si kafsha dukej", ka thënë Paleobiolog Jakob Vinther, i cili është edhe bashkautor në një studim të ri.

Ky fosil përfaqëson një kafshë detare si është edhe kandili i detit. Ato janë zakonisht kafshë të vogla planktonike dhe dallohen veçanërisht për shkëlqimin e tyre.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, sanqiong Daihua (fosili i gjetur) jetonte 518 milionë vjet më parë dhe u zbulua për herë të parë rreth një dekadë më parë në provincën jugore të Kinës të Yunnan dhe kishte 18 tentakula të gjata që rreshtoheshin nga gryka e saj e hapur.

Ajo ka madhësinë e një gjysme dollari dhe sipas një studimi të ri, ato qime mund të tregojnë se përbindëshi i detit është një paraardhës i një lloji të ngjashëm që quhet Ctenophora.

Ato janë kandilë xhelatinozë dhe nuk kanë skelet, por kanë aftësi të tjera që i ndihmojnë të gjuajnë dhe të ushqehen.

Sipas Vinther, këto gjallesa mund të jenë rreth 500 milionë vjet të lashta dhe kanë mbërritur deri në ditët e sotme, dhe gjenden në çdo oqean.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco