Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Përse relaksohemi kur shikojmë zjarrin?

VIDEO/ Përse relaksohemi kur shikojmë zjarrin?

09:37, 07/04/2019
A+ Aa A-

Sidomos kur është ftohtë jashtë, nuk ka asgjë më të mirë se të ulesh pranë një zjarri të ndezur. Por pse të ulesh pranë zjarrit është një përvojë relaksuese? A është vetëm nxehtësia që vjen prej tij? Apo ka diçka tjetër. Një grup studiuesish beson se kjo lidhet me evolucionin.

Në të vërtetë, zjarri ka pasur rëndësi të madhe se në ditët e sotme dhe këtë e tegon historia njerëzore, por marrëdhënia e tij me njeriun është studiuar mbi të gjitha nga një këndvështrim "teknik": ndriçon, ngroh,me të mund të gatuash, i mban grabitqarët larg etj. Por një grup studiuesish donin të shqyrtonin aspektin social të zjarrit.

 I ashtuquajtur Lynn, nga Universiteti i Alabama, beson se mirëqenia që përjeton pranë një zjarri të ndezur është fryt i evolucionit: njerëzit që ishin më afër zjarrit kishin përparësi ndaj të tjerëve falë mundësisë për të krijuar të marrëdhënieve shoqërore me të tjerët rreth tij.

Studimi pastaj kreu një eksperiment duke vëzhguar mbi 226 subjekte, të cilat u vendosën përballë me një videoklip të një zjarri të ndezur (me dhe pa audio), ose një film neutral.

Doli në pah se subjektet që kishin parë videon me tingujt e zjarrit gjithashtu shënuan një rënie të tensionit të gjakut, pra një relaksim, si dhe një rritje në natyrën pro-sociale.

Këto mund të mbeten vetëem hipoteza për një kohë të gjatë por ama pa dyshim provohet se efekti i ‘ngrohtësisë’ së zjarrit është rezultat i një stimulimi shumë-ndijor që përfshin pamjen e zjarrit dhe gjithashtu zhurmën e tij, dhe nuk kemi të bëjmë thjesht me një ngrohtësi fizike nga i ftohti.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco