FOTO-VIDEO/ Sonda Diellore 'Parker' përfundon ‘takimin’ e dytë me Diellin

FOTO-VIDEO/ Sonda Diellore 'Parker' përfundon ‘takimin’ e dytë me Diellin

08:49, 07/04/2019
A+ Aa A-

Sonda Diellore Parker ka përfunduar me sukses qasjen e tij të dytë të afërt me Diellin, të quajtur perihelion (distanca më e afërt me diellin), dhe tani po hyn në fazën e dytë të largimit nga orbita e diellit.

 Në orën 6:40 të mëngjesit të 4 prill-it 2019, anija kozmike kaloi në një distancë prej 15 milionë miljesh me diellin, duke shënuar rekordin e distancës si anija e cila kaloi më afër deri më sot ndaj Diell-it; Sonda Diellore Parker po udhëtonte me 213.200 kilometra në orë gjatë këtij perihelioni.

Ekipi i misionit të Sondës Diellore Parker në Laboratorin e Aplikuar të Fizikës së Johns Hopkins, ose APL, në Laurel, Maryland qëndroi vazhdimisht në kontakt me anijen nëpërmjet Rrjetit të Hapësirës ??së Thelluar duke ndjekur procesin e perihelionit i cili zgjati 4 orë rresht dhe monitoroi mbarëvajtjen e anijes gjatë gjithë këtij procesi kritik.

Sonda Diellore Parker dërgoi përsëri një mesazh gjatë gjithë perihelionit të tij të dytë, duke treguar se anija po funksionon mirë dhe të gjitha instrumentet po mbledhin të dhëna shkencore jo pak të rëndësishme.

"Anija kozmike po performonte ashtu siç ishte projektuar dhe ishte e mrekullueshme që të mund ta gjurmonim atë gjatë gjithë këtij perihelioni", tha Nickalaus Pinkine, menaxher i operacioneve të misionit të Parker Solar në APL.

"Ne po presim të marrim të dhënat shkencore nga ky kalim në javët e ardhshme, kështu që ekipet shkencore mund të vazhdojnë të eksplorojnë misteret e Diellit".

Sonda Diellore Parker filloi këtë ‘takim’ me diellin më 30 mars dhe do të përfundojë më 10 prill.

Faza e takimit diellor përkufizohet përafërsisht me momentin kur anija është në distancë 23.250.000 kilometra nga Dielli.

    Marrë nga: nasa.gov- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco