Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Luante gajde në timon arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante gajde në timon arrestohet drejtuesi i automjetit

15:06, 05/04/2019
A+ Aa A-

Kur jeni pas timonit, është e rëndësishme që të përqendroheni në rrugë dhe të mos keni pengesa që mund të parandalojnë manovrat emergjente në rast nevoje.

Rreziku i përdorimit të një telefoni celular është i mirënjohur, por një automobilist madje shkoi aq larg sa të luante lu

Policia e Zelandës së Re arrestoi një burrë për shkak se po ngiste makinën teksa i binte një vegle muzikore të tillë si gajdja.

"Shoferi nuk i kishte duart e tij në timon në atë kohë, dhe ai ishte duke luajtur instrumentin ndërsa ngiste makinën", tha rreshteri Bryce Johnson.

Megjithatë, shoferi mohoi akuzat dhe tha se po bënte sikur po luante muzikë por në të vërtetë jo, dhe ai nuk kishte asgjë në dorë.

Sidoqoftë, Rreshter Xhonsoni konfirmoi se ishte i sigurtë se kishte parë "një instrument të zi, i cili dukej si një klarinetë".

Rreshteri Johnson kujtoi se policia është gjithmonë e vëmendshme ndaj njerëzve që vozisin duke përdorur telefonat e tyre celularë.

"Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për sasinë e shoferëve që përdorin telefonat celularë gjatë drejtimit të automjetit", tha ai.

Shumica e gjërave të çuditshme që njerëzit përpiqen të bëjnë gjatë ngarjes nuk duket se kanë kufizime: disa vjet më parë, një shofer kamioni u dogj gjatë përpjekjes për të gatuar me petrogas gjatë kohës që ngiste makinën.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco