FOTO-VIDEO/ Walker, një robot shumë i shpejtë dhe i dobishëm

FOTO-VIDEO/ Walker, një robot shumë i shpejtë dhe i dobishëm

15:07, 04/04/2019
A+ Aa A-

Walker është një robot inteligjent dhe humanoid që synon që një ditë të jetë një pjesë e pandashme e familjes suaj dhe pse jo pjesë e përditshmërisë tuaj.

Kur qëndron në këmbë ai është 4.75 metra (1.45m) dhe peshon 170lbs (77kg).

Versioni i ri i Walker është më i avancuar se kurrë, duke përfshirë edhe krahët dhe duart të cilat kanë aftësinë për të kapur dhe mbajtur objektet pa asnjë vështirësi, bustin e rafinuar me vetë-balancim të përmirësuar, ecje të qëndrueshme në mjedise të vështira dhe ndërveprim multi-modal përfshirë zërin, ‘shikimin’ dhe prekjen.

Walker ka 36 sensorë me performancë të lartë dhe një gamë të plotë të sistemeve të ndjeshmërisë që punojnë së bashku për të siguruar ecje të qetë dhe të shpejtë duke i dhënë atij edhe aftësinë për të shmangur çdo pengesë.

Kjo është ajo që e bën atë interesant.

UBTech po e parketon Walkerin duke thënë, "ai ka inteligjencën dhe aftësitë për t’u bërë i dobishëm dhe pjesë e çdo familje”.

Walker është një shfaqje e pabesueshme e nivelit të lartë të inxhinierisë së UBTech.

UBTech nuk lëshoi ??informacion për çmimet ose se kur Walker do të jetë i disponueshëm për shitje.

Me shumë mundësi do të kemi robotë humanoidë në shtëpitë ose bizneset tona përfundimisht në një të ardhme jo të largët.

    Marrë nga: therobotreport.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco