FOTO/ Zbulohet shpella më e madhe e kripës në Izrael

FOTO/ Zbulohet shpella më e madhe e kripës në Izrael

14:46, 28/03/2019
A+ Aa A-

Eksploruesit e shpellave në Izrael besojnë se kanë zbuluar shpellën më të gjatë të kripës në botë, e cila duket edhe më e madhe se shpella e cila mbante rekord deri më tani dhe që ndodhet në Iran.

Shpella e Malhamit, pjesërisht e hartuar në vitet 1980, tani dihet se shtrihet për mbi 10 kilometra, midis malit Sodom, malit më të madh të Izraelit.

Shpella është e stolisur me stalaktite dhe stalagmite që formohen nga kristalet e kripës dhe është afër vendit ku Bibla thotë se gruaja e Lotit u shndërrua në një shtyllë kripe mbi "sytë e Perëndisë", i cili kishte zbritur në Tokë për të shkatërruar Sodomën dhe Gomorra-n.

Vitin e kaluar, një ekip prej tetë eksploruesish evropianë dhe 20 lokalë kaluan 10 ditë duke shënuar shpellën dhe pastaj një ekspeditë e dytë 10-ditore këtë vit me 80 eksplorues lokalë dhe ndërkombëtarë përfunduan matjen dhe hartimin e shpellës me lazer.

Boaz Langford, një studiues në Qendrën e Kërkimeve të Shpellave të Universitetit dhe Antoniya Vlaykova, një eksplorues shpellash bullgar nga Federata Speleologjike Europiane, udhëhoqi ekspeditën.

"Ajo që është unike në lidhje me këtë shpellë, në krahasim me shpellat e tjera të kripës në botë, është se ajo është më e gjata në botë", tha z. Langford.

    Marrë nga: independent.co- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco