FOTO-VIDEO/ Orat e 2019-ës, të pajisura me GPS

FOTO-VIDEO/ Orat e 2019-ës, të pajisura me GPS

11:44, 28/03/2019
A+ Aa A-

Ora e vrapimit me GPS është e dobishme për cilindo që është i pasionuar pas vrapimit. Nga vrapuesit amatorë që thjesht sapo kanë nisur vrapin dhe bëjnë një maksimum prej 30 minutash aktivitet deri te vrapuesit ekstremë që marrin pjesë në maratona që mund të kapin edhe 250 km vrapim.

Po edhe orat e pajisura me GPS ndryshojnë nga njëra tjetra disa janë më të komplikuara se disa të tjera.

Për një vrapues amator si edhe shumica prej nesh mjafton një orë e cila të na tregojë kohën e vrapimit, ritmin që ne ndjekim dhe rrahjet e zemrës.

Është një ndër inovacionet më të fundit të teknologjisë e cila na ndihmon dhe gjithashtu shërben për të kryer një aktivitet fizik me më tepër efikasitet.

Këto ora kanë receptorë të cilët monitorojnë receptorët optikë të zemrës dhe ky është një tipar mjaft i standardizuar tani dhe me të vërtetë me një cilësi të lart.

Këto ora kanë një jetëgjatësi të baterisë përmes së cilës pa frikë krijuesit mund të krenohen, ndërsa është edhe një orë shumë e lehtë që peshon vetëm (49g) dhe ka një ekran shumë të qartë e të lexueshëm plot ngjyra por ama që nuk është i prekshëm.

Këto ora janë të pajisura me butona në anët e tyre që janë shumë të lehta për t’u përdorur. Po ashtu kanë disa sensorë të cilët aktivizohen automatikisht në errësirë dhe ju mund të shikoni gjithçka në ekran me lehtësi.

    Marrë nga: independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco