Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

FOTO-VIDEO/ Tradita e çuditshme: Fëmijëve iu lejohet të pijnë duhan

FOTO-VIDEO/ Tradita e çuditshme: Fëmijëve iu lejohet të pijnë duhan

08:58, 28/03/2019
A+ Aa A-

Festa e Ujit të Bekuar apo ‘Hedhja e Kryqit’ si edhe njihet në vendin tonë festohet me një ritual të çuditshëm në Vale de Salgueiro një fshat i Portugalisë.

Me ‘rastin’ e festës prindërit i inkurajojnë fëmijët e tyre duke dilluar nga mosha 5 vjeçare të pijnë duhan.

Vendasit shprehen se për ta është një traditë shumëshekullore tanimë e ndjekur ndër breza dhe se as nuk e mendojnë ta ndryshojnë.

Festimet dy ditore, të cilat fillojnë të premten dhe mbarojnë të shtunën, përfshijnë vallëzime rreth zjarrit, muzikë me gajde dhe gjithashtu zgjidhet një mbret i cili shpërndan verë dhe ushqim të bollshëm për gjithë të pranishmit.

Mosha ligjore për të blerë duhan në Portugali është 18 vjeç, por nuk ekziston asnjë ligj në vend që të ndalonin këta prindër t’iu jepnin cigare fëmijëve në këtë datë.

Guilhermina Mateus, pronare e një lokali, përmend zakonin si arsyeja e vetme për të cilën iu jep cigare vajzave të saj me rastin e kësaj feste.

Banorja shprehet se kjo traditë nuk ka asnjë lloj rreziku sepse duhani nuk futet në mushkëri ai vetëm futet ne gojë dhe nxirret përsëri jashtë. Dhe thotë se vajzat e saj nuk pijnë më duhan prej asaj dite.

Jose Ribeirinha, një shkrimtar që botoi një libër mbi festivalet e Vale do Salgueiro, tha se rrënjët e traditës janë të panjohura, por mund të kenë të bëjnë me kremtimin e rilindjes së natyrës dhe jetës njerëzore.

Ai tha se fshati ndodhet në një rajon që ndjek shumë tradita që datojnë nga periudha pagane dhe që nga kohët romake, gjatë solsticit të dimrit, vendasit këtu "morën lirinë" për të bërë gjëra që do të ishte e papranueshme të bëheshin pjesën tjetër të vitit.

Ribeirinha gjithashtu beson se izolimi relativ i fshatit të largët (që ndodhet 450 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit të Lisbonës) ka ndihmuar në ruajtjen e traditës, duke qenë se rajoni përreth i Trasos Montes ka qenë gjithmonë më i largët nga Lisbona dhe disi i harruar nga pjesa tjetër e vendit”.

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco