Jo vetëm makina të zakonshme por edhe makina policie me qira

Jo vetëm makina të zakonshme por edhe makina policie me qira

08:23, 28/03/2019
A+ Aa A-

A do të ndiheshim më të sigurt me një makinë policie të parkuar para shtëpisë sonë natë e ditë? Në Zvicër është e mundur të marrësh me qira një makinë të rreme policie për të shkurajuar hajdutët.

Iniciativa erdhi pothuajse rastësisht: Andras Birrer, pronar i një kompanie makinash me qira, reklamoi një automjet me ngjyrat e policisë dhe sloganin "A do të donit që shtëpia juaj të ishte e sigurt teksa planifikoni pushimet e rradhës”?

“Merreni me qira këtë makinë policie dhe lëreni të parkuar para shtëpisë tuaj".

Fillimisht pronarët e biznesit e nisën si një shaka duke pohuar përmes reklamës se ata ofronin nga të gjitha llojet e makinave madje edhe makina policie.

Duke pasur parasysh kërkesat, Birrer ka ndërtuar një mori makinerish policore, të cilat mund të merren me qira për 250 franga zvicerane në javë (rreth 200 euro).

Meqënëse është e paligjshme të ngasësh një makinë në ngjyrat e policisë, mjetet dorëzohen me një transportues makinash dhe duhet të lihen pa lëvizur gjatë gjithë periudhës së qirasë.

Megjithatë, policia zvicerane nuk është e bindur për efektivitetin e iniciativës:

"Ne duhet të pyesim veten nëse vjedhësit me të vërtetë ndalen, veçanërisht nëse e shohin të parkuar për ditë pa një drejtues dhe që nuk lëviz asnjëherë nga vendi", komenton një zëdhënës.

Image

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco