FOTO-VIDEO/ Harpi, shqiponja që merr emrin nga mitologjia

FOTO-VIDEO/ Harpi, shqiponja që merr emrin nga mitologjia

15:31, 27/03/2019
A+ Aa A-

Jashtëzakonisht e rrallë, harpi merr emrin nga një krijesë e mitologjisë greke dhe ka një gjatësi të krahut prej 2 metrash.

Shqiponja harpi është e një lloji shumë e veçantë. Është zogu më i madh dhe më i fuqishëm i pyjeve.

Emri (harpyja) dhe fjala "arpia" vijnë nga termi i Greqisë së Lashtë, "hárpuia" (?ρπυια), e cila i referohet një krijese mitologjike, shpirtit të erës që mbante të vdekurit në Hades dhe ai kishte një trup prej shqiponje dhe një fytyrë prej njeriu.

Shqiponja harpi ka një trup të mbuluar kryesisht me pupla të errëta dhe pjesën inferiore të trupit e ka të mbuluatr me pupla të bardha.Femrat peshojnë deri në 9 kg dhe madje kanë një hapje krahësh edhe më të madhe se 2 metra.

Harpi mund të bëhet agresiv ndaj njerëzve mund të jetë edhe e dëmshme madje nëse ndihet e kërcënuar. Harpet janë të rralla dhe mund të gjenden në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe në Amerikën e Jugut. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Brazil. Habitati i tyre i vërtetë aktualisht në rrezik.

Për momentin, vetëm disa ekzemplarë mbeten në pellgun e Amazonës. IUCN e ka quajtur shqiponjën harpi, për shkak të shpyllëzimit si ‘specie në zhdukje’.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco