Ja me çfarë Telegram e konkurron WhatsApp-in?

Ja me çfarë Telegram e konkurron WhatsApp-in?

14:10, 27/03/2019
A+ Aa A-

Telegrami ka lëshuar një përditësim të aplikacionit në sajë të cilit arrin një funksion i veçantë: mundësia e anulimit të çdo mesazhi të një bisede, madje edhe të atyre që dërgohen nga një person tjetër.

Mesazhi i fshirë në Telegram në këtë mënyrë do të zhduket krejtësisht nga biseda, duke mos lënë gjurmë për asnjë nga pjesëmarrësit në bisedë.

Me këtë lajm, edhe kufiri i mëparshëm i anulimit prej 48 orësh bie: tani është e mundur të anulosh çdo mesazh në çdo kohë, pa kufizime kohore të lidhura me dërgimin.

Ky përditësim vjen me versionin më të fundit të Telegramit, që gjendet në iOS dhe Android. Biseda, rivale ndaj WhatsApp, fitoi 3 milion pasues kur ekosistemi i Facebook kishte një ndërprerje të rëndë të shërbimit disa kohë më parë.

Për momentin në WhatsApp ju mund të fshini mesazhet tuaja brenda një afati kohor të përcaktuar dhe nëse kalon ky moment nuk mund të zhdukni më këtë sms.

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco