Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

FOTO-VIDEO/ Gjilpërë tatuazhi në Prehistori

FOTO-VIDEO/ Gjilpërë tatuazhi në Prehistori

13:51, 27/03/2019
A+ Aa A-

Tatimi i trupit të njeriut në prehistori nuk është diskutuar shumë sepse në të vërtetë nuk ekzistojnë prova të dukshme se njerëzit bënin të tilla.

Së fundmi studiuesit kanë zbuluar një gjilpërë e cila sipas tyre në epoka të hershme është përdorur pikërisht për të bërë tatuazhe.

Mjeti është ruajtur në një kuti për më shumë se 40 vjet dhe tani më në fund është identifikuar se është përdorur së bashku me bojë dhe posaçërisht për të vizatuar tatuazhe.

Vegla më e vjetër në Amerikën Perëndimore u zbulua në Utah gjatë një gërmimi të vitit 1972 dhe u quajt ‘Mbetje stilolapsi turke’ dhe dukej qartësisht se nuk përdorej për gjueti apo për vetëmbrojtje. 

"Kur e nxora për herë të parë nga kutia e muzeut dhe kuptova se çfarë mund të ishte, u gëzova me të vërtetë shumë", tha Gillreath-Brown, krahu i majtë i të cilit është i mbuluar me tatuazhe.

"Mbetja e errët nga pigmentet e tatuazheve në majë të kokës ishte ajo që menjëherë tërhoqi interesin tim dhe mendova menjëherë se bëhej fjalë për një mjet i cili përdorej për pikturimin e trupit”.

Vegla përmban një dorezë prej tre inç e gjysmë me dru prej bushi, e cila është e lidhur në fund me gjethe juka.

"Tatuimi nga njerëzit prehistorikë në jugperëndim nuk është përfolur shumë, sepse nuk ka pasur kurrë prova të drejtpërdrejta për ta mbështetur atë," shtoi Gillreath-Brown.

Mjeti ndodhej i magazinuar në një kuti së bashku me objekte të tjera arkeologjike për më shumë se 40 vjet dhe tanimë që u zbulua me shumë mundësi ndryshon dhe pasuron historinë e epokës së cilës i përket. 

    Marrë nga: allthatsinteresting.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco