Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO-VIDEO/ Pija energjike që ishte ‘uragan’ energjie, ndalohet nga autoritetet

FOTO-VIDEO/ Pija energjike që ishte ‘uragan’ energjie, ndalohet nga autoritetet

10:08, 27/03/2019
A+ Aa A-

Mjerëzit janë të magjepsur nga pijet energjike madje një pjesë e tyre pijnë edhe më shumë nga çduhet gjatë një dite duke përfituar nga aksioni i saj në ‘zgjimin’ e trurit dhe përqëndrimit.

Por ama ekziston një pije me emrin Energjia Natyrore ‘High Energy Drink SX’ e cila mund t’ju japë një goditje më të madhe nga sa mund ta kishit menduar ju vetë.

Autoritetet në vendet ku prodhohej dhe shitej gjerësisht kjo pije e kanë ndaluar plotësisht shitjen e konsumimin e saj pasi testet treguan se ishte i pasur me sildenafil citrate një ilaç ose më saktë nga një mjekim që ndryshe njihet si Viagra.

Disa muaj më parë, autoriteti kombëtar i drogës në Uganda kishte filluar hetimin e pijes së energjisë pas një ankese që kishte ardhur menjëherë pasi një banor vendas kishte përjetuar djersitje të vazhdueshme dhe nuk ishte ndjerë mirë për rreth 6 orë.

Autoritetet pastaj dërguan mostrat për të konfirmuar rezultatin.

"Nivelet e sildenafil citrate të gjetura në mostrat shkonin nga 68.5 mg në 71.3 mg për 250 ml të pijeve. Megjithatë, mostrat e lëndës së parë testuan negativisht për sildenafil citrate, duke konfirmuar kështu shkelje të dyshuar të supozuar".

Sipas faqes së internetit të Viagra-s, doza mesatare e rekomanduar është 50 mg, por kjo mund të ndryshojë nga 25 mg deri në 100 mg në maksimum.

E qartë se kjo pije mund të japë një goditje jo të vogël në organizëm madje efektet përveçse të rënda për shëndetin janë edhe të sikletshme për këdo.

Shitja e mëtejshme e kësaj pije energjike është ndaluar përfundimisht nga autoritetet e vendeve ku shitej.

Image

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco