Krimineli që mbrojti veten në gjyq për 5 orë rresht

Krimineli që mbrojti veten në gjyq për 5 orë rresht

08:33, 27/03/2019
A+ Aa A-

Vrasësi serial amerikan Rodney Alcala nuk pati një avokat mbrojtës dhe në një nga seancat gjyqësore bëri avokatin për veten. Për pesë orë, ai mori në pyetje veten në bankën e të akuzuarve, duke ju drejtuar vetes si "z. Alcalas ", me një ton zëri të thellë dhe duke u përgjigjur me një zë normal.

Më 13 shtator 1978 episodi i reality shoë "Loja e Takimeve" që u transmetua në për disa kohë në SHBA u fitua nga njëfarë Rodney Alcala. "beqari premtues" u zgjodh nga pjesmarrësja në lojë, Cheryl Bradshaë, e cila mbeti e magjepsur nga sjellja e tij.

Ajo as që mund ta imagjinonte që Rodney Alcala ishte vrasës serial aktiv edhe në atë kohë. Nëse Cheryl Bradshaë nuk do të përjetonte një ndjesi negative teksa bisedonte me të pas kuintave, ndoshta ajo do të kishte qenë një tjetër viktimë. Por më vonë ajo tha se e kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte me të. "Ai u soll në një mënyrë të frikshme. Ndaj dhe e refuzova ofertën për vazhdimin e konkursit”.

Rodney Alcala, një njeri me nivel të lartë inteligjence, kishte një stil vetjak, si të gjithë vrasësit serialë. Ai pasi i torturonte i mbyste viktimat e tij.

Viktima e tij e parë, Tali Shapiro, ishte vetëm 8 vjeç në kohën e incidentit, në vitin 1968 (vite para se ai të merrte pjesë në ‘Lojën e Takimeve’). Vajza mbijetoi për mrekulli.

Edhe pse vrasësi u arrestua në vitin 1971, ai u dënua me vetëm tre vjet burg, sepse familja e viktimës e pengoi atë të dëshmonte dhe ai nuk mund të dënohej për përdhunim.

Për vite ai shëtiste lirisht dhe, me sa duket, shumë vajza u bënë viktimat e tij. Shifra e vërtetë ende nuk njihet me saktësi por dyshohet se mund të ketë vrarë 130 njerëz. Ai i joshte vajzat (të të gjitha moshave, madje shumë të reja) duke u kërkuar atyre të bëheshin pjesë e portofolit të tij profesional me fotografi.

Dhe shumë prej tyre, pasi pranuan ofertën e tij, u zhdukën përgjithmonë.

Rodney Alcala u arrestua më në fund pas vrasjes së 12-vjeçarit Robin Samsoe në vitin 1979. Megjithëse ai ishte dënuar me vdekje, dënimi nuk ishte ekzekutuar ende për shkak të disa burokracive ligjore dhe në vitin 2010, 31 vjet pas vrasjes, u mbajt një gjyq i tretë për të.

Alcala njoftoi se do tëmbronte veten. Provat e ADN-së kundër tij ishin shumë bindëse dhe mund ta lidhnin atë me katër vrasje të tjera të mundshme.

Për pesë orë të mira, juristët u bënë dëshmitarë të një spektakli absurd.

Alcala filloi të pyeste veten, duke iu drejtuar vetes teksa e ‘pyeste’ me ‘z. Alcala ‘, dhe përgjigjej aq normalisht sikur vërtet po pyetej nga dikush tjetër.

Natyrisht, juria e shpalli fajtor, por deri më sot dënimi nuk është ekzekutuar ende.

Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco