VIDEO/ Një hotel i gjithi dedikuar Twitter-it

VIDEO/ Një hotel i gjithi dedikuar Twitter-it

08:20, 27/03/2019
A+ Aa A-

Shumë njerëz kalojnë pushimet e tyre duke publikuar në mënyrë të vazhdueshme fotot ne Twitter dhe njëkohësisht duke shoqëruar postimet me statuse të shpeshta. Një zinxhir hotelesh ka vendosur ta verë një jetë një trend të tillë, duke krijuar një hotel me një tematike `tërësisht të lidhura me Twitter-in.

Hoteli quhet @SolWaveHouse Hotel dhe ndodhet në Magaluf, në ishullin e Mallorcas dhe tipari i saj virtual është #SocialWave, një komunitet virtual (i arritshëm vetëm nëpërmjet wi-fi-së së hotelit) që lejon mysafirët të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.

Në hotel ka një hashtag për çdo gjë: për shembull në mini bar ka një ftesë për të shkruar #FillMyFridge që të ketë frigorifer të mbushur, ndërsa në pasqyrat ka stickers të ndryshme, disa prej të cilave ofrojnë mundësinë për të fituar një javë falas duke postuar një fotografi të vetes në Twitter me tag #suitcontest, të tjerë që ofrojnë mustaqe të rreme për të ndarë fotot zbavitëse të vetes dhe shumë më tepër.

Menaxherët thonë se suksesi ka qenë i mirë, sepse ideja plotëson dëshirat e një segmenti të ri të popullsisë që është i gatshëm të ndajë përvojat dhe emocionet e tyre.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco