Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Gaboi në plotësimin e formularit; e përjashtojnë përgjithmonë nga SHBA

Gaboi në plotësimin e formularit; e përjashtojnë përgjithmonë nga SHBA

15:39, 26/03/2019
A+ Aa A-

Një skocez shkatërroi pushimet e tij të dimrit në një mënyrë shumë të habitshme: në fakt ai u vendos në listën e zezë të personave të cilët e kishin të ndaluar të hynin në SHBA, dhe gjithçka ndodhi pasi aksidentalisht ky shtetas pretendoi se ishte një terrorist.

John Stevenson dhe bashkëshortja e tij, Marion, një çift i moshuar nga Inverclyde, Skoci, duhej të kalonin pushimet e Krishtlindjeve në Nju Jork, por përfunduan duke humbur biletat e tyre si edhe paratë e paguara për hotelin e prenotuar, pasi John u ndalua për jetë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pasi e deklaroi veten gabimisht terrorist.

Pavarësisht disa përpjekjeve për të bindur zyrtarët amerikanë se ai kishte bërë një gabim të parëndësishëm në përpilimin e një formulari që iu dha për kalimin e kufirit, ndalimi nuk ishte anuluar dhe kështu çifti nuk mundi as ta shtyjë këtë udhëtim.

Incidenti ndezi përsëri diskutimet mbi pyetësorët që iu jepen për të plotësuar të gjithë atyre që hyjnë në SHBA: pasi një ndër pyetjet e habitshme është ajo sipas të cilës çdo vizitor pyetet nëse me të mbërritur në SHBA do të kryejë ndonjë akt terrorist.

Gabimisht John gjatë kohës së plotësimit të formularit në momentin kur duhet të zgjidhte nëse do të kryente akte terroriste në SHBA e zgjodhi po opsionin në vend që të zgjidhte jo. 

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco