Windows 7, nga janari 2020 ska më përditësime

Windows 7, nga janari 2020 ska më përditësime

14:41, 26/03/2019
A+ Aa A-

Windows 7, një nga sistemet operative më të njohura të Microsoft, po mbaron në mënyrë definitive. Kompania Redmond ka informuar përdoruesit se duke filluar nga 14 janari 2020-të ajo do të mbetet pa përditësime të sigurisë, duke mbetur e prekshme ndaj viruseve dhe rrjedhjeve të mundshme para të cilave kjo platformë do të ekspozohet pas kësaj date.

Microsoft thekson se afati i këtij përfundimi vjen 10 vjet pas debutimit të tij dhe rreth pesë vjet pas lançimit të sistemit operativ të ri të Windows 10, i cili në fund të vitit 2018 kaloi Windows 7 për herë të parë për numrin e kompjuterëve në të cilën është instaluar.

Nisur në vitin 2009, Windows 7 përdoret ende nga shumë përdorues dhe kompani. Termi mbështetje sigurie do të thotë se përdoruesit do të vazhdojnë të jenë në gjendje të ta përdorin atë, por ata gjithnjë e më shumë do të ekspozohen, sipas vullnetit të tyre, ndaj rreziqeve të sigurisë.

Për të paralajmëruar përdoruesit e këtij afati në kohë, Microsoft ka prezantuar një lloj kujtese brenda Windows 7. Ai ka filluar shpërndarjen e një përditësimi (të identifikuar nga kodi KB4493132) i cili paraqet një sistem njoftimi që kujton përdoruesit deri në fund kur është planifikuar kadenca e sistemit operative për datën 14 janar 2020.

Kujtuesi, i cili gjithashtu mund të çaktivizohet, i dërgon përdoruesit përsëri në një faqe të dedikuar që përmban të gjithë informacionin që do t'i lejojë ata të kuptojnë se çfarë do të thotë pikërisht "fundi i mbështetjes".

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco