FOTO/ ‘Metropolis’ janë mega-qytetet e ditëve të sotme

FOTO/ ‘Metropolis’ janë mega-qytetet e ditëve të sotme

14:19, 26/03/2019
A+ Aa A-

Sot jetojnë më shumë njerëz në qytete se kurrë më parë. Sipas Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, mbi gjysma e qytetarëve të botës tani jetojnë në një zonë urbane  një shifër që pritet të arrijë afërsisht 70 për qind deri në vitin 2050.

Globalisht, një në tetë nga ata banorë të qytetit jeton në një megacitet, të përcaktuar nga OKB si një vend me më shumë se 10 milionë njerëz.

Kjo seri fotografish quhet "Metropolis". Dhe përqëndrohet në statistikat e OKB-së e në këtë mënyrë të shikojmë se si është gjendja në realitet. Kështu që nga viti 2007 deri në vitin 2015 kam ky fotograf profesionist ka fotografuar dhe ka dokumentuar procesin dinamik të urbanizimit në këto megaqytete.

Turmat me njerëz të shumtë pushtojnë Piccadilly Circus në Londër, një nga destinacionet turistike më të njohura në qytet. Pas kësaj, shumë vizitorë do të kalojnë për në teatrot e Ëest End dhe pazaret e larta në Regent Street.

Në një treg të hapur në Xhakarta, Indonezi, ka shtëpi të cilat në total strehojnë rreth 10 milionë njerëz. Një oficer policie drejton trafikun mbi urën Ed Koch Queensboro, që lidh Manhattan dhe Queens në Nju Jork.

Çdo ditë, më shumë se 170.000 automjete, 5.400 biçikleta dhe 2.000 këmbësorë kalojnë urën. Një paradë lokale shpërthen nëpër lagjen Largo da Matriz de Nossa Senhora gjatë karnevaleve në São Paulo, qyteti më i madh i Brazilit.

Blerësit në Guangzhou, Kinë, bëjnë shëtitje përgjatë Shangxiajiu e cila është një rrugë këmbësorësh. Një bollëk me veshje, këpucë dhe bizhuteri të lira e bën këtë zonë mjaft të parapëlqyer nga blerësit.

Xhirimi në disa qytete perëndimore mund të jetë i vështirë për shkak të burokracisë. Por ia vlen. Komunistët demonstrojnë pranë Sheshit të Kuq në Moskë, duke valëzuar flamuj të kuq dhe duke marshuar përkrah Kremlinit në përvjetorin e Revolucionit Bolshevik të 1917-s.

Nigeri, është një mozaik i mbuluar me ngjyra. Afrika është një kontinent i cili po urbanizohet me shpejtësi. Deri në vitin 2030, tri mega qytetet aktuale të saj-Lagos, Kajro dhe Kinshasa, do të bashkohen me Dar es Salaam, Johanesburg dhe Luanda.

Në Ugandë, është duke u zhvilluar një eksperiment i veçantë urban.

Fotografi tregon se ai tenton të verë në dukje kontrastet ndërmjet pasurisë dhe varfërisë, kulturës tradicionale dhe zhvillimit më të fundit.

“Jam i hipnotizuar se kaq shumë njerëz mund të bashkëjetojnë në vende të tilla të mbushura me njerëz. Nuk ka hapësirë ??të mjaftueshme. Por ka gjithashtu një rrymë bashkëpunimi, një ndjenjë komuniteti”.

Sa herë që punoj në një qytet të ri, marr një asistent lokal. Ne diskutojmë se cilat vende duhet të vizitojmë, dhe nëse një vend duket i mirë, gjejmë një pikë të favorshme. Pastaj bëhet një lojë e pritjes.

“Qëllimi im është që të përfshij madhështinë e jetës në një fotografi të vetme, një imazh panoramik, kaleidoskopik. Të gjitha fotot në këtë seri janë të shumëllojshme: Sa më gjatë të shikoni, sidomos në printime të mëdha, aq më shumë elemente do të dalloni”.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco