Shpëtoi mrekullisht sepse udhëtoi me 15 kardiologë në bord

Shpëtoi mrekullisht sepse udhëtoi me 15 kardiologë në bord

11:32, 26/03/2019
A+ Aa A-

Disa vjet më parë, 67-vjeçarja Dorothy Fletcher, një e moshuar nga Liverpooli, po fluturonte drejt Floridas për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së saj.

Gjatë udhëtimit e moshuara pati vështirësi në frymëmarrje dhe njëkohësisht ndjeu shpim në pjesën e gjoksit.

"Kuptova se pësova një atak në zemër pasi kisha një dhimbje të tmerrshme në shpinë, përgjatë gjoksit dhe poshtë krahun tim. Isha duke djersitur shumë dhe duke vjellë."

Ajo nuk kishte asnjë ide se ndodhej për fatin e saj të mirë në një avion plot me mjekë për më tepër kardiologë.

E moshuara tregoi se u frikësua jo pak pasi nuk kishte pësuar kurrë më parë një atak në zemër por kur pa aq shumë mjekë kardiologë që i shkuan në ndihmë u ndje mirë dhe e mori veten shpejt.

Vetëm pas pak sekondash, 15 persona u ngritën njëherësh në këmbë: dhe të gjithë ishin specialistë kardiologë, të cilët ishin duke shkuar në një konferencë mbi sëmundjet e zemrës në Orlando.

Pas kalimit të dy ditëve të kujdesit intensiv në Charlotte, ajo u shërua plotësisht dhe mori pjesë në dasmën e vajzës së saj siç ishte planifikuar.

Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco