Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Alzajmer; testohet mjekimi i radhës

Alzajmer; testohet mjekimi i radhës

11:23, 26/03/2019
A+ Aa A-

Dy kërkime shumë premtuese të një molekule që do të analizoheshin për ndikimin e tyre tek pllakat amiloide karakteristike të sëmundjes janë ndërprerë.

Fatkeqësisht zhgënjimi vazhdon në kërkimin e një terapie të mundshme.

Një tjetër flamur i bardhë ngrihet në fushën e kërkimeve për një terapi që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes Alzheimer: të enjten më 21 mars kompania farmaceutike Biogen njoftoi pezullimin e dy studimeve të rëndësishme klinike mbi njeriun e adukanumabit, një droge eksperimentale për trajtimin e sëmundjes Alzheimer në fazën e hershme që mendohej se prekte pllakat amiloide tipike të sëmundjes.

Kjo ishte faza e 3 e studimeve, në të cilat testohet efektiviteti i barnave ndaj simptomave, ndaj cilësisë së jetës dhe mbijetesës, duke i krahasuar ato me barna të tjera, me një placebo ose me mungesën e trajtimit.

Një komision i pavarur ka analizuar të dhënat e pacientit dhe ka përcaktuar që adukanumab nuk ngadalëson ose kundërshton dëmtimin e trurit të kësaj forme të demencës pra nuk ka asnjë lloj përmirësimi tek pacienti.

Molekula u konsiderua ndër më premtueset, si dhe një nga pak shpresat e mbetura për të arritur një terapi të pjesshme kundër Alzheimer në një kohë të shkurtër. Pllakat amiloide janë agregate të një peptidi (një "fragment" i proteinës: në këtë rast, beta-amiloid) që ushtrojnë një veprim toksik mbi neuronet.

Nuk është e qartë nëse akumulimi i tyre është ndër shkaqet, ose më mirë një efekt i sëmundjes, por për një kohë të gjatë ato kanë qenë objektivi kryesor i eksperimenteve farmakologjike.

Aducanumab u zhvillua duke analizuar qelizat imune të pacientëve të moshuar pa shenja të përkeqësimit konjitiv: një antitrup i veçantë dukej se i mbronte ato nga pllakat amiloide.

Biogen e patentoi këtë molekulë, e cila, në fazat e hershme të studimeve klinike, dukej se zvogëlonte agregatet e dëmshëm nga neuronet në pacientët me Alzheimerit, duke përmirësuar funksionet e tyre njohëse. Kjo është arsyeja pse sytë e komunitetit shkencor dhe familjet e pacientëve me Alzheimeri janë përqendruar në këtë studim në vitet e fundit.

Pezullimi i ri është myja e radhës në vargun e gjatë të dështimeve në kërkim të një terapie kundër një sëmundjeje shumë të përhapur në vitet e fundit.

Ndoshta një ndërhyrje në pllakat e formuara tashmë është vonë, dhe do të ishte e nevojshme të veprohej shumë më herët se ato të formoheshin.

Image

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco