Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

FOTO/ Teleskopi Hubble zbulon stuhi masive në Neptun

FOTO/ Teleskopi Hubble zbulon stuhi masive në Neptun

09:31, 26/03/2019
A+ Aa A-

Falë imazheve të kapura nga teleskopi Hubble, ekipi i shkencëtarëve të NASA-s nuk ka parë vetëm një formacion stuhie për herë të parë në Neptun, por ka zhvilluar kufizime që përcaktojnë frekuencën dhe kohëzgjatjen e sistemeve të stuhisë.

Në 2015-ën, ekipi OPAL filloi një mision vjetor për të analizuar imazhet e Neptunit të kapura nga Hubble dhe zbuloi një vend të vogël të errët në hemisferën jugore.

Çdo vit që nga ajo kohë, Simoni dhe kolegët e saj e kanë parë planetin dhe kanë vëzhguar stuhinë derisa ajo u shpërnda. Në vitin 2018-të, doli një njollë e re e errët duke rënë në lartësi 23 gradë në veri të planetit.

"Ishim aq të impenjuar duke studiuar këtë stuhi të zbuluar në 201-ën, saqë nuk prisnim kurrsesi të shihnim një tjetër të tillë aq të shpejtë", thotë Simon për stuhinë.

"Kjo ishte një surprizë e këndshme. Çdo herë që marrim imazhe të reja nga Hubble, kemi përherë diçka të re dhe të ndryshme nga ajo çfarë prisnim".

Për më tepër, lindja e stuhisë u kap në kamera. Ndërsa analizonin imazhet Hubble të marra nga 2015 deri në vitin 2017, ekipi zbuloi se disa re të vogla të bardha u formuan në zonën ku përfundimisht do të shfaqej njolla e madhe e errët.

Retë përbëhen nga kristale të akullit të metanit, të cilat u japin atyre pamjen karakteristike të ndritshme dhe të bardhë. Këto re shoqëruese mendohet se rrinë pezull mbi stuhitë, të ngjashme me mënyrën se si retë rrethojnë male të larta në Tokë.

"Ashtu si një satelit Tokësor do të shikonte motin e Tokës, ne vëzhgojmë motin e Neptun-it", thotë Glenn Orton, një studiues planetësh në Laboratorin Jet Propulsional të NASA-s në Pasadena të Kalifornisë, i cili gjithashtu shërben në projektin OPAL.

Ashtu si uraganet gjurmohen në Tokë, imazhet e Hubble treguan të njëjtin fenomen por këtë herë në një tjetër planet.

Në një hapësirë prej afërsisht 20 orësh, stuhia doli në drejtim të perëndimit, duke lëvizur pak më ngadalë se sa erërat e Neptunit me shpejtësi të lartë.

Por këto stuhi Neptuniane janë të ndryshme nga ciklonet që shohim në Tokë ose Jupiter. Në Neptun, rrymat e erës funksionojnë në sipërfaqe shumë më të gjera rreth planetit.

Studiuesit dyshojnë se stuhitë e reja në Neptun shfaqen çdo katër deri në gjashtë vjet. Çdo stuhi mund të zgjasë deri në gjashtë vjet, ndonëse ka më shumë gjasa që jetëgjatësia të jetë dy-vjeçare, sipas gjetjeve të publikuara më 25 mars në Journal Astronomical.

Gjithsej gjashtë sisteme stuhie janë vërejtur që kur shkencëtarët fillimisht filluan monitorimin e tyre në Neptun. Voyager 2 identifikoi dy stuhi në vitin 1989. Që nga nisja e Hubble-it në vitin 1990, ai ka parë katër nga këto stuhi.

Përveç analizimit të të dhënave të grumbulluara nga Hubble dhe Voyager 2, ekipi zhvilloi simulime kompjuterike që treguan gjithsej 8,000 pika të errëta që dilnin nëpër planetin e akullt.

Kur përputhen me 256 imazhe arkivore, këto simulime zbuluan se Hubble ka gjasa të ketë zbuluar rreth 70 për qind të stuhive të simuluara që ndodhën gjatë një viti dhe rreth 85 deri 95 për qind të stuhive me jetëgjatësi dy vjeçare.

    Marrë nga: nasa.gov- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco