Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Habit adoleshenti, thërret striptisten në shkollë

Habit adoleshenti, thërret striptisten në shkollë

11:27, 25/03/2019
A+ Aa A-

Zyrtarët në një distrikt shkollor të Teksasit thanë se një nxënës i shkollës së mesme ishte dënuar pasi thirri një striptiste për të performuar në ambientet e shkollës.

Jenny La Coste-Caputo, zëdhënëse e Qarkut të Shkollës së Pavarur të Qarkut Rotor, tha se striptistja kishte arritur në adresën ku ajo ishte thirrur për të performuar rreth orës 11.30 të paradites dhe menjëherë kuptoi se ndodhej në shkollën e mesme Noel Grisham.

Gruaja thiri portierin për të folur duke menduar se bëhej fjalë për një shaka dhe se gjithçka do të sqarohej pasi të fliste me të.

Djali i cili thiri striptisten u zbulua shumë shpejt: studenti e kishte përdorur telefonin e tij personal për të telefonuar agjencinë dhe për të paguar shpenzimet për striptiste duke përdorur kartën e kreditit të prindërve të tij.

Nxënësi iu nënshtrua një gjyqi disiplinor.

"Stafi ynë e trajtoi situatën me etikë dhe profesionalizëm të madh", tha drejtori Paige Hadziselimoviç në një e-mail për prindërit e adoleshentëve.

"Për fat të keq, incidenti nuk kishte ndikim negativ në ndonjë student tjetër përveç atij që ishte përgjegjës".

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco