Rrjetet sociale dhe dëmi që ato i shkaktojnë personalitetit tonë

Rrjetet sociale dhe dëmi që ato i shkaktojnë personalitetit tonë

09:58, 25/03/2019
A+ Aa A-

Facebook, dhe rrjetet sociale në përgjithësi, janë diçka pa të cilat disa njerëz nuk mund të jetojnë dot, ndërsa të tjerë i urrejnë thellësisht ato duke i konsideruar si pengesë në komunikimin nga afër me miq e të afërm.

Sigurisht, ato janë shumë të përhapura (me gjysmë miliardë njerëz që bashkëveprojnë çdo ditë në Facebook) dhe shumë prej nesh bien pre e orëve të gjata që shpenzohen në disa rrjete sociale.

Ndërsa nga njëra anë, nuk ka dyshim se Facebook dhe rrjete të tjera sociale janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar dhe për të mbajtur kontakt me njerëz të cilët do të ishte pothuajse e pa mundur t’i kontaktoje. Por a ka efekte negative në jetën e çdokujt prej nesh të ndenjurit gjatë në rrjete sociale e në veçanti në facebook?

Sipas një studimi pasojat e një përdorimi intensiv të Facebook janë gjithçka veçse jo pozitive.

Hulumtuesit studiuan një mostër subjektesh për dy javë, duke monitoruar përdorimin e tyre të Facebook dhe duke i pyetur ata 5 herë në ditë (nëpërmjet bisedës) se si ndiheshin.

Një lidhje e drejtpërdrejtë u shfaq në mes të përdorimit të Facebook dhe pakënaqësisë: sa më shumë që subjektet përdorën Facebook, aq më shumë niveli i tyre i lumturisë dhe kënaqësisë u zvogëlua.

Ky efekt, është i pavarur nga numri i miqve që subjektet kishin në rrjetin social, por edhe nga faktorë të tillë si seksi, perceptimi i vetmisë, vetëvlerësimi dhe madje edhe depresioni.

Studiuesit paralajmërojnë, në përfundim të studimit: "Në shikim të parë, Facebook përfaqëson një burim të paçmuar për të kënaqur nevojën themelore njerëzore për lidhje shoqërore. Rezultatet sugjerojnë se në vend të përmirësimit të mirëqenies, Facebook e zvogëlon atë".

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco