FOTO-VIDEO/ Dismorfia është sindroma e shkaktuar nga Snapchat…

FOTO-VIDEO/ Dismorfia është sindroma e shkaktuar nga Snapchat…

08:18, 25/03/2019
A+ Aa A-

Në të kaluarën, pacientë të cilët iu nënshtroheshin operacioneve plastike i tregonin kirurgut foton e personit të famshëm të cilit dëshironin ti ngjanin.

Por me Snapchat e Facetime ka ardhur një trend i ri pikërisht në vitet e fundit. Pacientët tani kanë më shumë mundësi duke përdorur filtrat e këtij aplikacioni dhe duke krijuar disa imazhe të vetes të cilat në të njëjtën mënyrë ua tregojnë mjekëve të kriurgjisë plastike.

Disa ekspertë sugjerojnë se të dukurit identik me selfie të përsosura në Snapchat është një fenomen i ri psikologjik që shkencëtarët e quajnë "Snapchat Dismorfia".

Sipas Dr. Neelam Vashit, drejtor i Qendrës Kozmetike dhe Laser të Universitetit të Bostonit: "Një fenomen i ri i quajtur 'Snapchat Dysmorph' po shfaqet gjerësisht së fundmi, dhe pacientët po kërkojnë një operacion që ti bëjë ata të duken si versioni i tyre me filtra”.

Aplikacionet si Snapchat e Facetime ofrojnë një gamë të gjerë filtrash që mund të pastrojnë lëkurën, të ndryshojnë ngjyrën e syve ose të bëjnë fytyrën më të vogël. Më parë, kjo lloj i teknologjie ishte shumë më e shtrenjtë dhe komplekse; dhe në përgjithësi aplikohej vetëm për VIP-at në revista.

Por sot ama gjithçka na duhet është vetëm një smartfon.

Termi Dysmorph nga Snapchat rrjedh nga çrregullimi dysmorfi i trupit (ose dysmorphophobia). Ata që vuajnë nga kjo gjendje janë të fiksuar me defektet fizike të tyre, gjë që mund të mos jetë domosdoshmërisht e dukshme për të tjerët.

Duket se mediat sociale po ndikojnë shumë njerëz që vuajnë nga këto lloj problemesh. Studimet kanë sugjeruar se obsesioni pas selfie-ve po ndryshon mënyrën se si njerëzit e shohin veten.

Rreth 55% e kirurgëve plastikë të fytyrës kanë raportuar se takojnë pacientë të cilët zgjedhin të shkojnë nën thikë për t'u dukur më mirë dhe për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre.

Gjithashtu duket se ekziston një lidhje mes publikimit të fotove të modifikuara në mediat sociale dhe niveleve të pakënaqësisë me trupin.

Një studim i kryer për vajzat adoleshente zbuloi se ato që publikonin këto lloj imazhesh të modifikuara në mediat sociale, kishin më shumë gjasa të kishin probleme vetëvlerësimi.

Foto-modifikimi është tani në dispozicion për të gjithë dhe me siguri ka edhe efekte pozitive në jetën e njerëzve që dëshirojnë të argëtohen me modifikime të ndryshme në pamjen e tyre, po gjithashtu ndihmon në njohjen e imazheve të vërteta të personave me famë të cilët na shesin pamjen e tyre si dëshirojnë dhe jo si janë realisht.

Sidoqoftë, shumë prej kërkimeve sugjerojnë se ky lloj aplikacioni po humbet kontaktin me realitetin, duke krijuar një standard të bukurisë që nuk mund të përsëritet në botën reale.

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco