'Made in China', dominon tregun e smartfonëve

'Made in China', dominon tregun e smartfonëve

15:30, 24/03/2019
A+ Aa A-

Apple dhe Samsung pësojnë rënie në dërgesat e smartfonëve në zonën EMEA (Evropa, Afrika dhe Lindja e Mesme), ndërsa kinezët Huawei dhe Xiaomi po fillojnë të trembin emrat e mëdhenj.

Kjo vërtetohet nga sondazhet e kryera nga kompania IDC duke iu referuar tremujorit të katërt të vitit 2018. Dhe në vendin e katërt vjen një kompani kineze Transsion, më pak e njohur por e shitur në Afrikë dhe në vendet në zhvillim.

Në përgjithësi, në rajonin në fjalë, dërgesat totale të smartfonëve arritën në 98.8 milionë copë, të ngjashme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 2017.

"Në Bashkimin Evropian, një treg kyç për Huawei, kompania ka arritur të tejkalojë Samsung", shpjegon Marta Pinto, studiuese në IDC.

Samsung mbetet prodhuesi numër një në tregun e EMEA, por ka pakësuar dërgesat duke pësuar një rënie në treg prej 3.8%.

Apple ka pësuar një rënie më të dukshme: shkon nga 19.3 milionë njësi në 16.4 milionë, me një reduktim të pjesës së tregut që shkon nga 19.6% në 2017 në 16.6%.

Huaëei dhe Xiaomi fluturojnë në rritjet e tyre me ndikimin në treg që tejkalojnë 70%.

Në veçanti, Huawei (e cila është e dyta në zonën EMEA që ka kapërcyer Apple), nga 12 milionë dërgesa të smartfonëve në fund të vitit 2017 hyn në 20.9 milionë copë: pjesa e tregut shpërthen nga 12.2% në 21.2% me një rritje prej 73.7%.

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco