VIDEO/ Bie dukshëm niveli i akujve në detin Arktik

VIDEO/ Bie dukshëm niveli i akujve në detin Arktik

13:20, 24/03/2019
A+ Aa A-

Akulli i detit në Arktik duket se ka arritur shtrirjen maksimale vjetore pas rritjes së sipërfaqes në vjeshtë dhe në dimër.

Shtrirja kohore e dimrit në datën 13 mars 2019 është krahasuar me atë të së njëjtës datë të vitit 2007 dhe rezulton se është shtresa e 7-të më e vogël e akullit dimëror që ka kapur një rekord në vëzhgimet satelitore, dhe kjo sipas monitorimeve të shkencëtarëve në Qendrën Kombëtare të të Dhënave Kombëtare të Borës dhe Akullit të NASA-s.

Shkalla maksimale e akullit në dete këtë viti arriti në 5.71 milionë kilometra katrorë dhe është 332.000 kilometra katrorë më poshtë mesatares maksimale të vitit 1981 deri më 2010.

Mbulesa me akull e detit Arktik, ngjitet dhe zgjerohet gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Akulli i detit arrin masën maksimale vjetore nga shkurti deri në fillim të prillit. Ajo fillon dhe zvogëlohet gjatë pranverës dhe verës deri sa arrin shkallën e saj vjetore minimale në shtator.

Rezultatet tregojnë qartazi se fatkeqësisht shkalla e akullit të detit Arktik ka rënë ndjeshëm gjatë 40 viteve të fundit. Shtrirja maksimale e vitit 2019 thyen një varg rekordesh rëniesh që filluan në vitin 2015 por kjo nuk do të thotë se akulli i detit Arktik po e rimerr veten dhe po shkon drejt përmirësimit në të ardhmen.

"Temperaturat në Arktik ishin pak më të larta se mesatarja dhe ne pamë shumë humbje të akullit në Detin Bering, por asgjë këtë dimër nuk ishte aq ekstreme apo dramatike sa vitet e fundit ku ka pasur edhe rekorde më të ulëta se kaq".

Temperaturat në rritje në Arktik gjatë dekadave të fundit gjithashtu kanë pakësuar nivelin e akullit në det. Akulli shumëvjeçar, akulli i vjetër dhe më i trashë që vepronte si një bastion kundër shkrirjes për pjesën tjetër të mbuluar me akull të detit, është zhdukur thuajse plotësisht.

Një studim i vitit 2018 i udhëhequr nga Ron Kwok, një studiues i akullit detar në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena të Kalifornisë, gjeti se 70 për qind e mbulesës së akullit tani përbëhet nga akulli sezonal që rritet shpejt në dimër dhe më pas shkirhet verën e ardhshme.

"Ndryshimet e mëdha në mbulimin e akullit shumëvjeçar tashmë kanë ndodhur, akulli sezonal tani paraqet një pjesë më të madhe të mbulesës me akull në detin Arktik". tha Kwok.

Image

Marrë nga: nasa.gov- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco