FOTO-VIDEO/ Një matematiciene ‘kompjuter’ si Katherine Johnson

FOTO-VIDEO/ Një matematiciene ‘kompjuter’ si Katherine Johnson

09:30, 24/03/2019
A+ Aa A-

Kur Katherine Johnson ishte e vogël, dëshironte shumë që vazhdimisht t’i numëronte gjërat. Në moshën 10 vjeçare ajo filloi shkollën e mesme. Në vitin 1961, vajza e re arriti të llogarisë trajektoren për udhëtimin e parë të NASA-s në hapësirë.

Johnson ishte aq e saktë në llogaritje saqë kur NASA filloi të përdorte kompjuterat e parë, e thirrën atë të kontrollonte nëse llogaritjet e tyre në kompjuter ishin të sakta.

Katherine Johnson u lind në White Sulphur Springs, Virxhinia Perëndimore, në vitin 1918. Kujtimet e saj të hershme i lidh me pasionin e saj të madh për gjithçka lidhur me numërimin.

Etja për të mësuar gjithçka bëri që Johnson në moshën 10 vjeçare të ishte e aftë dhe e përgatitur për të filluar shkollën e mesme. Duke njohur talentin e madh dhe të pazakontë të vajzës së vogël për matematikën, familja e dërgoi në Institutin Shtetëror të Virxhinias Perëndimore, një kolegj për njerëz me ngjyrë pothuajse 150 km larg.

Në moshën 14 vjeçare u diplomua, dhe në moshën 18 vjeçare u laureua nga shteti i Virxhinias Perëndimore. Pasi punoi për disa vite si mësuese, në vitet 1950 filloi të punonte si matematiciene për Komitetin Këshillimor Kombëtar për Aeronautikë (paraardhësi i NASA-s).

Kështu, në vitin 1953, Katherine Johnson u bë zyrtarisht  një "kompjuter".

Para ardhjes së kompjuterave, në vitet 1960, NASA në fakt kishte një ekip të njohur si "Pool kompjuterik", i cili luajti një rol themelor brenda agjencisë.

Dhe gratë me ngjyrë dhanë një kontribut të madh në ekip: ishin ato që përgatitën të dhënat matematikore për misionet e parë të NASA-s në hapësirë, përfshirë atë të vitit 1961 nga Alan Shepherd dhe John Gleen.

Katherine Johnson u vu re në NASA. Një ditë ajo u caktua përkohësisht për të mbështetur një ekip kërkimor të gjithë përbërë nga meshkujt. Njohuria e saj në gjeometrinë analitike i ndihmoi kolegët në atë masë saqë harruan ta dërgonin në pozicionin e saj të mëparshëm të punës.

Barrierat racore dhe seksiste kurrë nuk rreshtën, por Katherine thjesht i injoroi ato. Duke patur një natyrë shumë këmbëngulëse, ajo kërkoi të përfshihej në mbledhjet redaktuese, ku asnjë grua nuk kishte qenë ndonjëherë.

Ajo u shpreh se, duke kontribuar vazhdimisht në punë, kishte çdo të drejtë për këtë pjesëmarrjë. Nga 1958 deri në në vitin 1986, Johnson gjithmonë ka punuar në fushën e teknologjisë së hapësirës ajrore.

Jo vetëm që llogariste  trajektoret për fluturimin e vitit 1961: aftësia e saj kompjuterike ishte e tillë që, kur NASA përdori për herë të parë llogaritjen kompjuterike për orbitën e John Gleen rreth Tokës, i kërkoi asaj verifikonte saktësinë.

Disa vjet më vonë, në vitin 1970, Katherine Johnson kontribuoi në uljen dhe rimëkëmbjen e Apollo 13.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco