FOTO-VIDEO/ Yjet më të vjetër në Univers kanë këtë 'moshë'

FOTO-VIDEO/ Yjet më të vjetër në Univers kanë këtë 'moshë'

12:05, 22/03/2019
A+ Aa A-

Pas dekadash kërkimi, një analizë e dritës më në fund ka identifikuar moshën e një grupi të lashtë të yjeve në Rrugën e Qumështit. Është quajtur HP 1, dhe është afërsisht 12.8 miliardë vjeç. Kjo e bën atë një nga më të vjetrit ndonjëherë të gjetura jo vetëm në galaktikën tonë, por në të gjithë Universin.

Ky grumbull yjesh është studiuar edhe vitet e kaluara dhe monitorimet e bëra ndaj tij kanë nxjerrë të dhëna tërësisht të ndryshme nga ato të sotmet. Kjo është arritur falë përmirësimit të lenteve optike dhe njëkohësisht falë avancimit të teknologjisë e cila e largon shtrembërimin atmosferik në kohë reale, dhe ka mundësuar vëzhgimin e gjithçkaje me rezolucion shumë më të lartë se dikur, duke përdorur teleskopin Gemini South në Kili. Këto vëzhgime më në fund zbulojnë historikun e HP 1.

Nëse jeni duke kërkuar yje të vjetra në Univers, duhet të kërkoni pikërisht këto. Yjet masive kanë tendencë të jetojnë një jetë relativisht të shkurtër, ndërsa yjet e vegjël shumë më të vegjël se Dielli mund të jetojnë pothuajse për triliona vjet.

Studimet treguan se ky grup yjesh është rreth 21.500 vite dritë nga Toka. Dhe kjo matje në distancë lejoi ekipin të konstatojë madhësinë absolute të yjeve.

Kjo na lejon të analizojmë yllin me saktësi sipas diagramit Hertzsprung-Russell, i cili na lejon të bëjmë llogaritje më të sakta për cilësitë e tjera të yjeve.

Kjo pastaj lejon që mosha e një ylli të llogaritet. Në Universin shumë të hershëm, nuk kishte metale. Ato u krijuan në gjeneratat e para të yjeve.

Ky material pastaj u përzje në formimin e yjeve të reja, me çdo gjeneratë pasuese që po rritet akoma dhe më e pasur me metale. Sa më i ri të jetë një yll, aq më e madhe është përmbajtja e metalit në të. Anasjelltas, më i vjetër ylli, aq më i ulët është niveli i metaleve që përmban.

Yjet e HP 1 kanë nivel të ulët metali, ndaj ekipi i astronomisë mendon se ata duhet të jenë formuar para se Universi të ishte një miliard vjeç.

Për një kohë të gjatë, mendohej se grumbujt më të vjetër të yjeve mund të gjendeshin vetëm në sipërfaqen e jashtme të galaksisë. Sidoqoftë, në vitet e fundit, nga rreth 160 grupe të tilla të njohura në Rrugën e Qumështit, rreth një e katërta janë gjetur në fryrjen galaktike.

"Ata janë në të njëjtin nivel të të dhënave të HST, duke na lejuar të rimarrim një pjesë të humbur në enigmën tonë: epokën e HP 1. Nga ekzistenca e objekteve të tilla të vjetra, mund të dëshmojmë kohën e shkurtër që dikur i duhej një ylli për t’u formuar".

    Marrë nga:sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco